Panik në Izmir, deti është tërhequr më shumë se 200 metra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një sërë tërmetesh në Santorini, deti në Izmir dhe shumë vende të tjera përgjatë bregut të Egjeut është tërhequr me më shumë se 200 metra, raportojnë mediat turke.

Deti ka filluar të tërhiqet që nga 8 shkurti dhe sot është tërhequr me më shumë se 300 metra në lagjen Çesme dhe portin e Alacatit, ndërsa niveli i ujit në rrethin Dikili dhe Bodrum ka rënë me më shumë se gjysmë metri, duke lënë pas shumë varka të bllokuara.

Edhe pse qytetarët u alarmuan, duke e lidhur këtë fenomen me tërmetet në Santorini, ekspertët pohojnë se uji i detit u tërhoq për shkak të erërave të forta veriore dhe se është një proces natyror.

Mehmet Çavuşoğlu, anëtar i Grupit të Punës për Mjedisin, Biodiversitetin dhe Ndryshimet Klimatike të Akademisë Turke të Shkencave (TUBA) dhe Prof. Dogan Yaşar deklaroi se uji i detit u tërhoq për shkak të erërave të forta veriore që arrinin shpejtësi deri në 60-70 kilometra në orë.

Yaşar theksoi se tërheqja nuk kishte të bënte me tërmetet në detin Egje, duke thënë se nuk kishte arsye për shqetësim.

Disa ishuj të rinj janë formuar në bregdetin pranë Marmaris për shkak të tërheqjes së detit, dhe deti është tërhequr gjithashtu në plazhet e Uzunyali dhe Icmeler.

Deti është tërhequr gjithashtu rreth 100 metra nga bregu në Silivri pranë Stambollit, në rajonin Balikesir dhe në Didim.

U vu re se, ndërsa uji u tërhoq, ishujt e rërës u formuan në plazh.

Ky fenomen, sipas ekspertëve të cilët theksuan se arsyeja e tërheqjes së ujit të detit në Dardane dhe në bregdetin e Anadollit është një erë e fortë veriore, duhet të zgjasë deri të mërkurën./kb

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV