Derisa e vërteta e pakundërshtueshme të dalë, duhet të besojmë në pafajësinë e Veliajt!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Altin Ketro

Me arrestimin e Erion Veliajt, SPAK-u e ngriti stekën e goditjes së funksionarëve publikë aty ku kupa derdhet. Pavarësisht prokurorit që kreu hetimet dhe firmosi urdhër arrestin, nuk kam ndërmend që ta sulmoj një institucion që është shpresa e vetme për të luftuar krimin dhe korrupsionin në vendin tonë. Ky institucion ka arritje, por ka edhe dështime sa kohë që gjykata në shqyrtimin e çështjeve të ndryshme ka nxjerrë edhe njerëz të pafajshëm nga akuzat e ngritura nga SPAK-u.

Nëse e sulmojmë SPAK-un si institucion, i bie që të martirizojmë batakçinjtë politikë të këtyre 3 dekadave, Salih Berisha dhe Ilir Metaj, dy prej fatkeqësive të mëdha që ka pasur Shqipëria qysh pas rënies së regjimit komunist.

Për t’u kthyer tek çështja e ditës. Erion Veliaj nuk ishte thjesht dhe vetëm një kryetar bashkie, qoftë kjo edhe e kryeqytetit. Sa e sa të tillë ka patur Tirana dhe që sot s’u dihet as emri ngaqë nuk kanë lënë asnjë gjurmë në këtë qytet. Ai ishte dhe është një fuqi elektorale, gjë që u vërtetua edhe nga zgjedhjet e fundit vendore.

Akuzat që SPAK-u ka ngritur kundrejt tij dhe bashkëshortes, janë delikate. Deri tani kemi vetëm një version, atë të akuzës. Gjithsesi, ende nuk dimë versionin e palës së akuzuar mbi secilën prej akuzave që rëndojnë mbi ta.

Në një sqarim të mëvonshëm që Veliaj bëri në rrjetet sociale, bile edhe më herët sesa të arrestohej, ai ka pretenduar vazhdimisht se nuk është i përzier në asnjë aferë korrupsioni. Personalisht dorën në zjarr e vë vetëm për veten time, por unë e besoj këtë pretendim të tij. E besoj jo vetëm se deri më tani dimë vetëm njërën anë të medaljes, por edhe sepse Erion Veliaj ka 12 vjet që investohet personalisht në vetë të parë, që duke kontribuuar për familjen socialiste dhe me rezultatet e arritura në qeverisjen vendore, të ishte kandidati më i kompletuar për kryeministër në vitin 2029.

I ri, vizionar, me kulturë të gjithanshme për shkak të përvojës politike që ka fituar, orator dhe organizator politik e menaxherial i shkëlqyer, frymëzues me transformimin që i ka sjellë Tiranës, i pashantazhueshëm nga shumë faktorë politikë, ekonomikë e mediatikë, të cilët duan njerëz me karakter të dobët që t’i xhirojnë si zara nëpër duar. Me të gjitha këto cilësi, për çfarë arsye ai do të njolloste reputacionin e vetë, të ngritur orë pas ore, ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji e vit pas viti, për t’u përfshirë në skemë korrupsioni?!

Lexo edhe :  Premtoi zgjerimin e aleancave, degradoi te Ben Ahmetaj dhe Ilir Meta

Prandaj janë me shumë interes argumentet që ka pala e akuzuar. Dhe është emergjente që Erioni, bashkëshortja dhe avokatët e tyre, të rrëzojnë me fakte e prova, çdo pretendim që ka SPAK-u.

Ndërkohë që të gjithë të akuzuarit nga opozita, të cilët mbartin mbi supe mëkate makabre qysh nga vitet ’90, bëjnë mbrojtje frontale nëpër media e portale me avokatët e tyre ligjor, politik e mediatik, nuk ka logjikë që të vijohet me stilin ku të akuzuarit nga mazhoranca mbrojtjen ta bëjnë vetëm në sallën e gjyqit nga ku publiku nuk merr vesh asgjë se çfarë thonë.

Deri në sqarimin e plotë të akuzave, Erion Veliaj duhet të vijojë ta mbajë detyrën e kryebashkiakut (me delegim të përkohshëm tek nënkryetari), sepse është i zgjedhur me votë plebishitare nga qytetarët e Tiranës, ndonëse hienat politike e mediatike kërkojnë doemos kokën e tij. Sa kohë që Veliaj deklaron publikisht (dhe ky është një bast i madh politik e moral i tij), që akuzat që rëndojnë mbi të janë të padrejta dhe idiote, nuk ka arsye që të merret për busull e të vërtetës, vetëm qëndrimi i SPAK-ut.

Një të zgjedhuri me votë të drejtpërdrejtë popullore dhe ushtrues i detyrës, nuk mund t’i hiqet në tavolinë besimi i qytetarëve, vetëm pse organi i akuzës pretendon se ai ka kryer vepër penale në fushën e korrupsionit, pa qenë në kushtet e flagrancës. Le t’i japim Erion Veliajt, edhe në kushtet ku ndodhet aktualisht, kohën e nevojshme për të thënë të vërtetën e tij përpara publikut që e ka zgjedhur. Pse jo, për të besuar edhe në pafajësinë e tij.

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV