Nga Mentor Kikia
Dy partitë e mëdha janë rikthyer në tryezën e asaj që quhet rregullisht “Reforma zgjedhore”.
Sa herë bëjmë zgjedhje bëjmë edhe “reformë”. Për tre vjet më radhe nuk bëjnë asnjë punë, dhe në muajt e fundit të afatit kushtetues, bëjnë disa riparime, që në thelb nuk ndryshojnë asgjë. PS ruan kontrollin mbi zgjedhjet, ndërsa PD mjaftohet me ndonjë paragraf, që i jep ndonjë mundësi më shumë për të qenë “mbreti i opozitës”.
Sot po flitet sërish për reformë!
Ligji ynë zgjedhor nuk ka nevojë të retushohet. Ai nuk ka nevojë për një marrëveshje PS-PD në minutat e fundit.
Edhe nëse merren vesh PS-PD, kjo nuk do të thotë se ligji është i mirë.
Ose ne bëjmë sot një ligj zgjedhor të drejt, ose kurrë!
-Duhet të ndyrshojë sistemi zgjedhor
-Duhet të sigurohet një dakordësi përtej dyshes PS-PD dhe përtej aktorëve parlamentarë.
-Duhet një ligj që të sigurojë mospërdorimin e shtetit dhe pushtetit për llogari të zgjedhjeve nga partia në pushtet.
-Duhet një ligj që të garantojë transparencën e financimit të fushatës. Asnjë financim më me “qese të zezë” dhe asnjë kandidat-sipërmarrës që shkarkon paratë e veta për të “marrë mandatin”.
-Reforma zgjedhore duhet ti nënshtrohet një diskutimi të gjërë, jo me dëgjimin e ca grupeve interesi sipas interesit të shumicës.
Nuk ka rëndësi kush vjen në pushtet, koha ka treguar se të gjithë ligjin duan ta bëjnë që tu shërbejë atyre.
