“Debat në gjykatë mes Veliajt dhe prokurorit”, Dalipi: Ngela i befasuar, kryebashkiaku…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi thotë se ka ngelur i befasur nga raportimet për një debat mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe prokurorit të çështjes në gjykatë.

Gjatë një interviste për Klan News përballë gazetarit Drini Zeqo, Dalipi thotë se ky debat lidhet me lëshimin e një leje ndërtimi, për të cilin sipas tij, kryebashkiaku Veliaj ka paraqitur dokumenta në seancën gjyqësore.

Aldrin Dalipi: Kam ngelur i befasuar sot kur kam dëgjuar kryetarin e bashkisë nga brenda që është raportuar nga të gjitha lajmet për të famshmen leje ndërtimi dhe për të famshmin debat që ai ka bërë me një prokuror të caktuar në lidhje me këtë çështje. Veliaj për përballet me gjykatën, me prokurorët speciale dhe ato që dalin nga brenda janë disa fakte që janë tronditëse.

Drini Zeqo: Kemi dëgjuar sot për një përballje që nuk është konfirmuar akoma mes kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt dhe prokurorit të çështjes për një çështje leje ndërtimi. Cila është e vërteta e kësaj leje ndërtimi, si përfshihen në këtë çështje?

Aldrin Dalipi: Kryetari i bashkisë është burgosur pa gjyq dhe kjo është shumë e rëndë. Ajo që kryetari i bashkisë ka thënë sot se ka nxjerrë një dokument para gjykatës përballë prokurorit special, një dokument ku faktohet ajo që ju thatë për një leje ndërtimi dhe për një debat që ata kanë pasur, të thënë nga Veliaj, për leje ndërtimi dhe për kate që janë kërkuar më tepër se aq, kjo është një gjë që Veliaj e ka thënë aty sot publikisht. Nxjerr apo vë përballë pikëpyetjeve të mëdha se si dhe në çfarë mënyre hartohen këto dokumente në Shqipëri. Kryetari i Bashkisë ka publikuar sot dokumente në gjyq ku ka kërkuar që prokurori në konflikt interesi të largohet nga kjo çështje, ose të zgjedhë rrugën që të bashkohet me sipërmarrësit që janë në gjykatë të paraqitur./k.k

Të fundit

Kush po kërkon trazira para zgjedhjeve ?

Nga ARTUR AJAZI “Në rast se, mblidhen edhe njëherë njerëz para SPAK-ut, unë do të bëj antimiting”. Këtë kërcënim e...

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore e Zakinthosit ka njoftuar se...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Lajme të tjera

Web TV