Mot i paqëndrueshëm, meteorologia tregon kur rikthehen temperaturat tipike të dimrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu dhe gjatë pasdites ato do të përfshijnë të gjithë territorin.

Meteorologia Tanja Porja, informoi në “Dita Jonë” mbi kushtet meteorologjike në vend, sipas të cilës reshjet më të shpeshta priten në veriperëndim e juglindje.

“Reshje në të gjithë territorin në zonat perëndimore e jug, gjatë pasdites në të gjithë territorin. Reshje më të shpeshta pritet në veriperëndim e juglindje. Reshje të pakta në zonat qendrore. Era do të jetë e fortë në hapësirat detare, vranësira në të gjithë territorin. Termometri shënon rritje, maksimumi në zonat malore do të jetë 8 gradë celsius në mesditë, ndërsa në zonat perëndimore 13-14 gradë”, tha Porja.

Sipas meteorologes  moti i paqëndrueshëm do të vijojë deri të shtunën, ndërsa nga e diela ulen sërish temperaturat.

“Moti i paqëndrueshëm do të vijojë deri të shtunën. Të dielën, të hënën dhe në vijim ditë me diell në territor. Nesër rriten temperaturat. Gjatë orëve të para në zonat malore nesër do të jetë minus 1 gradë, ndërsa maksimumi ngjitet në 16 gradë. E diela dhe e hëna sjellin freskim të kushteve të motit. Mëngjesi i të dielës sjell rënie me 3 gradë. E hëna dhe e marta me vranësira të dukshme. Nga e marta e në vijim kemi sërish mot me diell, por me temperatura tipike të dimrit”, theksoi meteorologia

Po kështu me reshje do të jetë edhe i gjithë Ballkani, ndërsa në veri do të ketë reshje bore.

“Reshje edhe në Ballkan, dëborë në veri të Ballkanit nga Budapesti afër Malit të zi. Mal i zi me reshje e rrebeshe. Reshje ne jug të Maqedonisë”, tha Porja /    S.M

Të fundit

SHBA/ Paralajmërohen stuhi, Kalifornia përgatitet për përmbytje

Autoritetet në Kaliforni kanë lëshuar një paralajmërim për një lumë atmosferik që kërcënon të sjellë reshje të dendura shiu,...

BSH shpjegon qëndrimin e saj: Ekonomia po ecën mirë, normën e interesit nuk e ndryshuam

Ekonomia shqiptare, sipas Bankës së Shqipërisë po performon mirë dhe drejtori i politikës monetare Erald Themeli thotë se për këtë arsye norma bazë e...

Berisha ‘kërcënon” Ramën/ Çanta dhe telefoni im janë minierë ari! Kam 1 milion përgjime

Sali Berisha foli sot para oborrit të Parlamentit, teksa seanca plenare ishte ndërprerë pas kaosit dhe incidenteve në sallë. Ai denoncoi kryeministrin Rama se po i...

Egli-Gertës: Doja të çohesha nga emisioni jot e të të thosha, të kam dhj*rë në emison

Në një episod të fundit të Big Brother VIP Albania, tensionet midis Egli Tako dhe Gerta Gixhari arritën kulmin gjatë një diskutimi të ashpër....

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, shtyhet për të hënën seanca

Për ndryshimet në disa projektligje në Kodin Zgjedhor që lehtësojnë më tej procesin e votimit të Diasporës në zgjedhjet e 11 majit, do të...

Lajme të tjera

Web TV