Një magazinë në Kodër Bujaras të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët. Sipas raportimeve bëhet fjalë për një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë.
Strukturat zjarrfikëse janë angazhuar menjëherë në terren, duke nisur operacionin për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve.
Situata paraqiste rrezik për shkak të materialeve ushqimore për bagëtitë dhe afërsisë me zona të tjera që mund të prekeheshin nga flakët.
Punonjësit e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit duke shpëtuar banesat rreth magazinës./Kb
