Ndryshimet në kodin zgjedhor pritet të miratohen sot në kuvend. Të dy palët pritet të miratojnë ndryshimin që shteti do të paguajë postën për votat e diasporës, duke mos lënë asnjë kosto për emigrantët në këtë proces.
Një tjetër ndryshim është afrimi i afatit për regjistrimin e kandidatëve dhe partive për t’i dhënë më shumë kohë KQZ-së për pergatitjen e fletëve të votimit dhe dërgimin e tyre tek diaspora.
Ndërkaq, PS nuk pranon propozimin e opozitës per votim me dokumenta të huaja, ndersa ka pranuar propozimin që votat e diasporës të numërohen nga komisionerë politikë./ S,M