Deputeti i PD bën lëmsh emrat në Kuvend: U vranë Fadil Nasufi dhe Lulzim Basha!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani tha sot se 2025 ka nisur me një numër të madh vrasjes, duke i renditur një nga një.

Por teksa lexonte emrat e viktimave, ai ngatërroi emrin e biznesmenit Bujar Nasufi, duke e lexuar Fadil Nasufi, që është deputet i Partisë Socialiste.

Vetëm pasi në Kuvend plasën të qeshurat, Dogjani e korrigjoi.

Ai ngatërroi edhe emrin e Lulzim Vishës në Kamëz, i vrarë në 24 janar, kur e lexoi Lulzim Basha.

“2025 ka nisur me vrasje. Në 7 janar u vra Ramazan Mataj, në 12 janar u biznesmeni Fadil Nasufi te pallati me shigjeta dhe autorët dogjën motorin…më fal, më fal, u vra Bujar Nasufi. Nuk të gjen gjë Fadil (i drejtohet deputetit të PS, Fadil Nasufi).

Fadil do të zgjatet jeta më shumë. Në 24 janar vritet në Kamëz Lulzim Basha…Lulzim Visha. Këtë e bëra për humor, por nuk është humor”, tha Dogjani./     S,M

Të fundit

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe...

Incidenti me makinë në Mynih, humb jetën nëna dhe vajza e saj

Një vajzë 2-vjeçare dhe nëna e saj 37-vjeçare, të cilët u plagosën rëndë në sulmin e së enjtes në Mynih, kanë vdekur nga plagët...

Sarandë, humbet kontrollin dhe del nga rruga benzi, arrestohet drejtuesi

Një 42 vjeçar është arrestuar nga shërbimet e Qarkullimit  Rrugor  në Sarandë. Gjergj Gjergji Shkokota duke udhëtuar me mjetin e tij tip benz, me...

Të shtëna me armë në Milano, një viktimë dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milano, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një...

Google heq dorë nga zotimi kundër armëve me inteligjencë artificiale

Kompania e teknologjisë Google kohët e fundit ka hequr dorë nga politika e saj e deritanishme kundër prodhimit të armëve me inteligjencë artificiale. Korrespondenti...

Lajme të tjera

Web TV