Braçe shpërthen kundër Ilirjan Celibashit në Kuvend: Injorant, nuk i lexon shkresat ti!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar ashpër nga Kuvendi kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin, i cili tha se nisma e tij (pr. Ligjit për Tatimet ) ndikon elektoralisht.

Ai e ka sulmuar me fjalë thyese “injorant” duke shtuar se “Duket që nuk e ka lexuar’’.

Debati në Kuvend:

Braçe: Komisioneri i ka rekomanduar Kuvendit mos miratimin e nismës. Ajo që më bën përshtypje dhe të më vijë keq ka të bëjë me faktin që ai nuk e ka lexuar nismën.

Kërkoj nga Kuvendi që të ecë para me nismën sepse nuk ka asnjë lidhje me atë që pretendon komisioneri dhe nuk ka lidhje me asnjë injorant tjetër që nuk lexon në këtë vend, edhe në këtë sallë po të doni.

Të eci përpara dhe në qoftë se komisioneri ka ndërmend të vendosë gjobë do ta paguaj unë gjobën në emër të Kuvendit.

Spiropali: Përfundojeni fjalën zoti Braçe.

Braçe: S’kam dalë nga rendi i ditës të flas për qiellin. Dua të flas se kështu e kam.

Çupi: Bën si nevrik kot.

Braçe: Merr lexo naj gjë, ti moj ti, merr lexo naj gjë.

Nisma e propozuar nga deputeti Erion Braçe kërkon barazimin e TVSH-së 20%/në bujqësi, pasi sot një grumbullues kur blen produktin tek fermeri rimbursimin e TVSH-së e ka 0%, ndërsa kur e blen në import rimbursohen 20%. Me argumentin se ky projektligj nuk sjellë favore tatimore, Komisioni i Ekonomisë kërkoi sqarime nga KQZ se ku preket kodi./   S,M

Të fundit

“Qumështit t’i ulen taksat”/ Ekspertët e bujqësisë propozojnë që të hiqet TVSH 20%

Subvencionimet në blegtori janë të pamjaftueshme për të konkurruar qumështin e importit. Kjo është dhe arsye se përse industria kërkon...

Boshllëqet e narrativës socialiste kundër SPAK-ut

Blendi Kajsiu Deklaratat e kryeministrit Rama se kryebashkiakun Veliaj po e dënojnë për fustane, bizhuteri e parfume që ai nuk i vesh deformojnë deri në...

Armëpushimi në Gaza, Hamasi liron 3 pengje në këmbim të 369 të burgosurve palestinez

Militantët e Hamasit liruan të shtunën tre pengje të tjerë, ndërsa forcat izraelite në këmbim liruan qindra të burgosur palestinezë, duke treguar se marrëveshja...

Tiranë/ Sherr me sende të forta mes 3 personave, policia nis hetimin

Policia ka nisur hetimin pas një sherri që ka ndodhur mes 3 personave, të cilët kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. TIRANË- Policia ka nisur hetimin...

6 sekretet për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme

Nuk është më një sekret se regjimi ushqimor dhe stërvitja janë çelësi për të jetuar një jetë të gjatë të shëndetshme, por lista nuk...

Lajme të tjera

Web TV