Last Updated on 21/10/2026 by Monika
Partia Socialiste e Shqipërisë ka ndarë sot një mesazh drejtuar të rinjve pjesëmarrës në protestat disaditore që po zhvillohen në vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, PS shprehet se e drejta e protestës është e pamohueshme, por dhuna nuk është zgjidhje.
PS thekson se dialogu është e vetmja zgjidhje për një Shqipëri edhe më të mirë.
“E drejta e protestës është e pamohueshme por dhuna nuk është zgjidhje!
Pas çdo uniforme qëndron një qytetar shqiptar, një familjar, një prind që në darkë shkon te fëmijët e tij.
Asnjë arsye për të protestuar nuk e justifikon dhunën. Dialogu është e vetmja zgjidhje për një Shqipëri edhe më të mirë”,-shprehet në mesazh./MXH
