Last Updated on 13/02/2025 by adminfjala
Vijojnë tensionet dhe debatet në seancën e Kuvendit…
Partia Demokratike ka tentuar të bllokojë foltoren gjatë seancës së sotme plenare, teksa ka marrë fjalën ministri Taulant Balla.
Ndërkohë, deputeti Petrit Doda ka hequr rripin e pantallonave dhe ka tentuar të godasë Ballën. Më pas, ai është afruar drejt foltores duke shkulur mikrofonin. Pavarësisht se foltorja e Kuvendit ishte e rrethuar nga Garda e Republikës, ligjvënësi demokrat arriti që të çajë kordonin dhe të shkulë mikrofonin.
Tensionet në Kuvend nisën pasi kryeparlamentarja i dha fjalën ministrit, ndërsa demokratët protestuan. Në një moment tjetër, deputeti i PD Flamur Noka u përplas fizikisht me Gardën duke i shtyrë./ S,M
