Trump do takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi Donald Trumpit me homologun rus Vladimir Putin do të zhvillohet në një të ardhme jo shumë të largët, dhe vendi i përballje së dy liderëve botërore pritet të jetë Arabia Saudite, e pohuar kjo nga vetë Shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Kryesisht jam marrë me presidentin Putin përmes telefonit, por tani, në fund duam të takohemi përballë. Herën e parë do të takohemi në Arabinë Saudite, do të shohim nëse mund të bëjmë diçka.

Më vonë, me sa duket, mund të ketë vizita të ndërsjella mes të dyve në vendet e tyre përkatëse. Trump nuk përmendi një datë konkrete për takimin e shumëpritur, boshtin e të cilit do ta përbëjë lufta e Ukrainës. Pas premtimeve të shumta të Trumpit se do të punojë për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit, tani pritet të shihet se çfarë mund të bëjë konkretisht presidenti amerikan për ta cuar deri në fund zotimin e tij, dhe me çfarë kostoje do të vijë kjo për vendin e përballur prej gati 3 vjetësh me agresionin brutal të Rusisë.

Mësohet se Trump dhe Putin folën në telefon për më shumë se një orë, e më pas kreu i shtetit amerikan informoi edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Trump tha se beson se Putini dëshiron paqe. E njëjta gjë vlen edhe për Zelenskyn. “Dua të shoh ndalimin e vrasjeve të njerëzve,” theksoi Trump.

Uashingtoni dhe Moska ranë dakord të fillojnë menjëherë bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Trump shkroi në platformën e tij “Truth Social” se ai dhe presidenti rus do të bashkëpunojnë ngushtë.  Edhe Zelensky vetë u shpreh optimist pas bisedës së zhvilluar me Trump.

Lexo edhe :  VIDEO/ Makina mori përpara turmën e njerëzve, të paktën 28 të plagosur

Në një fjalim me video, ai theksoi se beson se forca e Amerikës është mjaft e madhe për të punuar me Ukrainën dhe partnerët e saj për të detyruar Rusinë të bëjë paqe./k.k

Të fundit

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Presidenti Trump nënshkruan një plan për tarifa reciproke ndaj vendeve partnere

Presidenti Donald Trump prezantoi të enjten planin e tij për të rritur tarifat e Shteteve të Bashkuara në përputhje me normat që vendet e...

Lajme të tjera

Web TV