Gjatë dëshmisë në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë Veliaj është shprehur se s’ka asnjë arsye që ai të mbahej në arrest me burg sepse nuk ka rrezikshmëri.
“Ku qëndron rrezikshmëria ime, që më mbani në burg? Që do dal e do hap çerdhe e kopshte? Ajo që i kam kërkuar oficerit gjyqësor është të mos e njoftojnë bashkëshorten time me sms intimiduese, por ta lajmërojnë sipas rregullave proceduriale, dhe kjo është marrë si kërcënim dhe ju më mbani në burg”, mësohet t’i ketë thënë Veliajt prokurorit Dado dje në seancë.
Nga ana tjetër, Veliaj ka deklaruar se prokurori po i bën vetting që nga viti 2004.
“Më tregoni ligjin që më nënshtron ndaj vettingut, më thoni që po më bëni vetting dhe do të përgjigjem si për vetting”, ka thënë Veliaj./K.K