Ngjela i bindur/ “Sa të jetë non grata, PD nuk vjen në pushtet!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por kjo situatë sipas tij nuk do të sjellë asnjë krizë, sa i takon zgjedhjeve të majit.

Sipas tij, PS fitoren e ka të sigurt. Sipas Ngjelës, kjo sepse Rama ka përballë një “non grata” si Berisha.

“Të gjithë zyrtarët e lartë do të kalojnë në kontrollin e SPAK. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i arrestuar. Është Meta, kemi një ish-zëvendëskryeministër në arrest, janë katër ministra në burg. Kjo tregon që lufta anti-korrupsion nuk ka nisur sot. Të gjitha këto janë në nivele të larta.
Por me rastin e Erion Veliajt u godit PS. Sepse është një ndër figurat më të rëndësishëm të së majtës. Të shikojmë si do ta kalojë PS këtë situatë. Unë mendoj se ky rast për PS është një dëm, por jo një krizë që i lëkund themelet. Sepse PS është një parti e madhe. Shikoni sondazhet, Shqipëria është një shoqëri e majtë. Qetësia e kryeministrit e ndihmon shumë partinë. Por pse është i qetë Rama, ku e gjen forcën PS?

E gjejnë te kundërshtari. Ata kanë përballë Saliun. Rama e di që fitoren do ta ketë të tijën, me apo pa Veliajn, sepse përballë ka një njeri non grata në Amerikë”, u shpreh Ngjela./E.T

Të fundit

Tragjike/ Ishte duke punuar në banesë dhe e zë korenti, humb jetën 45-vjeçari në Krujë

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetën pasi e ka zënë korenti. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq në Krujë. 45-vjeçari ishte...

Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit, ngrihen seksione të posaçme

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, miratoi sot udhëzimin e përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale në periudhën para dhe pas zgjedhjeve. Në kuadër të këtyre...

‘O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do’/Rama tallet me Berishën, poston VIDEO me bufin

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet në rrjete sociale për Bufin e Kënetës, me të cilin ironizon Sali Berishën. Kësaj radhe shfaqet një buf...

17-vjetori i pavarësisë së Kosovës/ Zbardhet letra që Rama i dërgoi Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një letër urim nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama për 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së...

SpaceX zbarkon për herë të parë raketën jashtë Bahamas

Një tjetër mision për vendosjen e satelitëve të rrjetit Starlink në orbitën e ulët të Tokës u krye sot nga kompania e Elon Musk,...

Lajme të tjera

Web TV