Erion Veliaj reagon nga paraburgimi: Dosje e kurdisur, gabime trashanike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia e paraburgimit në Durrës, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të rikonfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Veliaj e cilëson dosjen ndaj tij si një “paçavure të kurdisur”, duke pretenduar se në të janë përfshirë gabime të rënda, që vënë në pikëpyetje të gjithë hetimin.

Sipas Veliajt, në faqen e parë të dosjes së përgatitur nga Prokurori Ols Dado është shënuar se ai është “i dënuar”, ndonëse ai këmbëngul se dëshmia e tij e penalitetit është e pastër.

Ai shprehet se kur e ka mësuar këtë detaj gjatë seancës gjyqësore, është tronditur, pasi kjo mund të ndikojë rëndë mbi perceptimin e çështjes nga opinioni publik.  Veliaj thotë se prokurori Dado e ka kaluar këtë si një “lapsus”, por sipas tij, një gabim i tillë nuk mund të jetë rastësor. “Si mund të bëhet një lapsus në një dosje hetimore?

Si mund të luhet me jetë njerëzish dhe të kalohet me fjalët ‘ishte lapsus’?”, shprehet ai. Kryebashkiaku i pezulluar e cilëson këtë një “hije të madhe dyshimi” mbi të gjithë procesin kundër tij dhe bashkëshortes së tij.  Ai thekson se ky nuk është i vetmi gabim në dosjen hetimore dhe paralajmëron se do të publikojë një nga një të gjitha elementët që, sipas tij, tregojnë se hetimi ka qenë i njëanshëm dhe i motivuar politikisht.

“Tani është i qartë serioziteti me të cilin janë zhvilluar hetimet kundër familjes dhe personit tim,” thotë Veliaj, duke shtuar se dyshon mbi qëllimin e prokurorit për ta shpallur atë fajtor ende pa nisur procesi gjyqësor.

Reagimi i tij vjen në një moment të tensionuar mes politikës dhe drejtësisë, ku pas vendimit të Gjykatës për Veliajn, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë dalë me deklarata të forta, duke kërkuar që politika të mos ndërhyjë në proceset gjyqësore dhe të respektojë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë

Të fundit

Mjekja Pediatre Dr Gjeorgjina Kuli Lito:Virozat te fëmijët ja këshillat për prindërit

Doktoreshë Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë dha disa këshilla praktike për fëmijët. Ajo tha se produktet natyrale, kanë...

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Lajme të tjera

Web TV