Reshje shiu në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ketë mot të paqëndrueshëm, me mot të vranët si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore nga orët e mesditës e pjesërisht pasdite.

Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë prezent që prej orëve të para të ditës, fillimisht në ekstremet veri-jug ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet deri mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje me intensitet të ulët e hera-herës lokalisht mesatar.

Në Alpe dhe relievet malore në lindje mbi 700-900metër. parashikohet prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje deri 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet kryesisht atë jugperëndimore era fiton shpejtësi deri 15m/sek shoqëruar me dallgëzimin në dete 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 0 deri 11°C
në zonat e ulëta 6 deri 16°C
në zonat bregdetare 7 deri 16°C/     S,M

Të fundit

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e...

“Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

Nga Leonard Veizi Ajo është një ngjarje e konsideruar minimaliste, por që përbëhej nga monologë të zgjeruar e dialog personazhesh, e ku u eksploruan tema...

Jo heroinat, por gratë e lira/ Biografia e re e Mari Kyri

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, takuam Dava Sobel, autore e një biografie të Mari Kyri nga një këndvështrim i ri... Giada...

E shtuna nis me një ngjarje tragjike, një grua humb jetën në aksident

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd. Sipas mediave, një automjet tip “Benz” me...

Elsa Lila këngëtarja dinjitoze edhe në ditë të vështira

-Rreth librit “Mirë se erdhët në Rebibbia”- Nga Shpendi Topollaj Ndofta ishte në kulmin e lavdisë, plotësisht të merituar, kur mjetet e informimit në garë me...

Lajme të tjera

Web TV