Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta diplomati dhe publicisti i njohur shqiptar (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diplomati dhe publicisti i njohur, Shaban Murati, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare ish-ambasadori shqiptar Shaban Murati.

Mësohet se Murati ka ndërruar jetë ditën e sotme në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit.

I lindur më 2 shtator 1945, Murati ishte një figurë e spikatur në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit.

Gjatë karrierës së tij të gjatë diplomatike, Shaban Murati shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë. Ai ishte gjithashtu drejtues i Akademisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë, duke luajtur një rol kyç në formimin e brezave të rinj të diplomatëve shqiptarë.

Mes diplomacisë dhe publicistikës

Përveç angazhimeve diplomatike, Murati ishte një autor i njohur, duke publikuar një sërë librash dhe analizash mbi çështjet e Ballkanit, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndër veprat e tij më të spikatura janë “Serbia kundër Serbisë: analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë” (2004), “Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës: fletë nga ditari i një ambasadori” (2007) dhe “Vetëvrasja diplomatike e Shqipërisë dhe Kosovës” (2021).

Kontributet e tij në fushën e diplomacisë dhe publicistikës janë vlerësuar gjerësisht, duke u cilësuar si një zë unik kombëtar dhe një personalitet poliedrik me kulturë të gjerë në fusha të ndryshme. Shaban Murati do të mbahet mend si një diplomat i përkushtuar, studiues i palodhur dhe mbrojtës i interesave kombëtare shqiptare.

Pas ndarjes së diplomatit të shquar nga jeta, ka reaguar djali i tij, gazetari dhe analisti Erl Murati, i cili shkruan se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme në varrezat e Sharrës.

“Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QSUNT, në veçanti Dr. Entela Bashës, të cilët u kujdesën për shëndetin e babait tim, Shaban Muratit, i cili u nda sot nga jeta.

Ceremonia mortore mbahet nesër, në varrezat e Sharrës, duke nisur nga shtëpia në rrugën A. Z. Çajupi (pas shkollës Edit Durham) në orën 12:00.

Familja pret ngushëllime të dielën, në hotel Mondial në oraret 10:00 – 14:00 dhe 16:00 – 19:00. Të mira e gëzime!”, shkruan Erl Murati.

Lexo edhe :  LAJMI I FUNDIT/ Aksion anti-drogë në Tiranë, arrestohen disa persona

Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe deputetja demokrate, Flutura Açka, e cila thekson faktin që “ta duash Shqipërinë si Shaban Murati”, teksa e cilëson ndarjen e lajmit të hidhur për mikun e saj, edhe si një “mëngjes i hidhur”.

“Ta duash Shqipërinë si Shaban Murati! Këtë mëngjes të hidhur u nis për shtegtimin e fundit diplomati, publicisti dhe njeriu i rrallë, Shaban Murati.

Sa e deshi ai Shqipërinë, e ka të gdhedur në veprat e tij të shumta dhe të rralla të lloji të tyre, të cilat janë dhe do të mbeten referenca të forta të debateve mbi identitetin shqiptar, gjeopolitikën, marrëdhëniet ndërkombëtare, europiane e rajonale.

Është tronditëse për mua të pranoj që nuk do ta takoj më një mik kaq të vyer. Për shumë nga qëndrimet e mia publike, këshilla dhe meraku i tij ka qenë përtej së zakonshmes.

Mirënjohja për praninë e tij në rrethin e njerëzve më të dashur të jetës sime, do të jetë deri në fund të jetës sime!

I lehtë dheu, i dashur Shaban!

Ngushëllime të thella familjes, të afërmve, miqve e kolegëve, dhe të gjithë atyre që e njohë , e deshën dhe e çmuan personalitetin e tij”, shkruan Açka në postimin e saj./   S,M

Të fundit

Televizionet shqiptare i kanë ‘ngritur traun’ çdo lloj llumi e deliranti

Dardan Malaj  Për disa K më shumë në Youtube, televizionet tona i kanë "ngritur traun" çdolloj llumi e deliranti! Nga emisionet...

Eksperti ngre alarmin: Vullkani mund të shpërthejë nga mali më i lartë në Spanjë

Luca D’Auria, drejtor i Zonës së Mbikëqyrjes Vullkanike në Institutin Vullkanologjik të Ishujve Kanarie (INVOLCAN), ka deklaruar se që nga viti 2016 në Tenerife...

“Non grata” nga SHBA-ja/ Berisha: LaCivita nuk ka tagër për të lobuar

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për media, u shpreh se kompania amerikane e kontraktuar për të drejtuar fushatën e PD-së për...

Durana Tech Park, hapen thirrjet për aplikime

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ftoi sot bizneset të aplikojnë për t’u vendosur në Durana Tech Park, parku i parë teknologjik dhe shkencor...

Thirrje për pjesëmarrje në botimet e DPA-së

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka kënaqësinë të ftojë studiuesit, ekspertët e arkivave të trojeve shqiptare dhe të mbarë rajonit, si edhe çdo...

Lajme të tjera

Web TV