A ka ndryshuar qëndrimi për drejtësinë e re? Berisha: Vlerësoj çdo punonjës të SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar qëndrimin e tij ndaj institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se nuk po mbështet SPAK-un, por Kushtetutën e vendit.

Ai u shpreh: “Po dal në mbrojtje të Kushtetutës. Po mbroj dhe do mbroj kushtetutën. Nuk do pranoj kurrë më atë që ndodhi.”

Berisha theksoi se, përsa i përket SPAK-ut, secili mund ta interpretojë si të dojë qëndrimin e tij të mëparshëm, por ai i dha mbështetje çdo punonjësi të SPAK, drejtësisë dhe policisë që zbaton ligjin. “Sali Berisha vlerëson në mënyrë maksimale çdo punonjës të SPAK, drejtësisë dhe policisë që zbaton ligjin, pavarësisht bindjeve të tij,” tha ai.

Ai shtoi se ata që zbatojnë ligjin janë “shërbëtorë dinjitozë të shtetit dhe qytetarëve”, duke i konsideruar si elementë të rëndësishëm për mbrojtjen e shtetit ligjor.

 

 

Pyetje: A keni ndryshuar qëndrim tani që po dilni në mbrojtje të SPAK?

Berisha: Po dal në mbrojtje të Kushtetutës. Po mbroj dhe do mbroj kushtetutën. Nuk do pranoj kurrë më atë që ndodhi. Sa i përket SPAK-ut, secili mund të interpretojë si të dojë deklaratat e mia.

Sali Berisha vlerëson në mënyrë maksimale cdo punonjës të SPAK, drejtësisë dhe policisë që zbaton ligjin, pavarësisht bindjeve të tij. Ai që zbaton ligjin është një shërbëtor dinjitoz i shtetit dhe qytetarëve.

Sali Berisha nuk mund të pajtohet kurrë me prokurorë apo gjykatës që flenë mbi krimin. Që pasurohen në pazare me krimin dhe këtë besoj se një qytetar, një shtetar, nuk mund të pajtohet kurrë./    S,M

Të fundit

11 personazhe të famshëm që vendosën të largoheshin nga Hollywood për një jetë më të qetë

Janë të shumtë personat e famshëm që, pavarësisht jetës magjepsëse që u ofronte Hollywood- i, vendosën të shpërngulen në...

Televizionet shqiptare i kanë ‘ngritur traun’ çdo lloj llumi e deliranti

Dardan Malaj  Për disa K më shumë në Youtube, televizionet tona i kanë "ngritur traun" çdolloj llumi e deliranti! Nga emisionet e mëngjesit deri në ato...

Eksperti ngre alarmin: Vullkani mund të shpërthejë nga mali më i lartë në Spanjë

Luca D’Auria, drejtor i Zonës së Mbikëqyrjes Vullkanike në Institutin Vullkanologjik të Ishujve Kanarie (INVOLCAN), ka deklaruar se që nga viti 2016 në Tenerife...

“Non grata” nga SHBA-ja/ Berisha: LaCivita nuk ka tagër për të lobuar

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për media, u shpreh se kompania amerikane e kontraktuar për të drejtuar fushatën e PD-së për...

Durana Tech Park, hapen thirrjet për aplikime

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ftoi sot bizneset të aplikojnë për t’u vendosur në Durana Tech Park, parku i parë teknologjik dhe shkencor...

Lajme të tjera

Web TV