Dialogu me Serbinë, analistët: Çfarë e pret qeverinë e re?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi të formohet qeveria e re e Kosovës, përfaqësuesja për politike të jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha se bashkë me ndërmjetësin e ri, Peter Sorensen do të angazhohen për ta bërë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë më funksional.

Mes tjerash, Kallas tha se palët nuk duhet të mendojnë integrimin evropian pa normalizim të marrëdhënieve. Këto deklarata të shefes së re të politikës së jashtme të BE-së, analistët në Kosovë thonë tregojnë se blloku do të ketë qasjë më të barabartë.

Njohësit shtojnë se qeveria e rë që del prej zgjedhjeve të nëntë shkurtit, duhet të ketë parasysh zbatimin e zotimeve të dala nga procesi.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve tregojnë se asnjë parti në vend nuk e krijon dot e vetme qeverinë. Megjithatë, tre nga katër partitë kryesore kanë premtuar marrëveshjeve përfundimtare me njohje reciproke. Partia Demokratike e Kosovës zotohet për dialog efikas që do të rezultojë edhe me integrim evropian.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se është e përkushtuar për zbatimin e zotimeve nga marrëveshjet e arritura në këtë proces duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por brenda kornizave kushtetuese.

Ndërkohë që kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është zotuar për përmbylljen e dialogut dhe dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të draftit të Asociacionit të propozuar nga BE-ja.

Ndërkohë që, Lëvizja Vetëvendosje në programin e tyre nuk e përmend fare dialogun me Serbinë. Kosova dhe Serbia janë në proces të dialogimit për normalizim të marrëdhënieve që nga viti 2011. Së fundmi, në vitin 2023 u arrit marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve dhe ankesi i saj në Ohër, që nuk zbatohet nga palët./k.k

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV