Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e ftuar në studion e News 24 foli edhe për ardhjen e Chris LaCivita në Tiranë.
Tabaku u shpreh se LaCivita ka strategji të qartë për ta çuar PD-në drejt fitores në zgjedhje.
“Kompania e lobimit pranë PD është ndër kompanitë më të mira në botë. LaCivita ka strategji të qartë për të çuar PD-në në fitore. Fakti sesi LaCivita ka ardhur në Tiranë, do të ketë transparencë.
Z Berisha ka qenë i qartë dhe ka thënë se do ta vazhdojë këtë lobim”, deklaroi Tabaku.