Bashkia ndihmë prej 300 mijë lekësh për familjen e vajzës që i dha fund jetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ngjarjes tragjike në Gjirokastër, ku një 17-vjeçare i dha fund jetës pasi dyshohet se bullizohej për shkak se ishte e varfër, Bashkia e qytetit ka vendosur t’i japë familjes së saj një ndihmë financiare prej 3 milionë lekësh të vjetra.

Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje jashtë radhe, ditën e djeshme, ku anëtarët e këshillit bashkiak votuan unanimisht në mbështetje të familjes së vajzës.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit Bashkiak mbajtën një minutë heshtje në shenjë respekti për vdekjen tragjike të adoleshentes.

Ky vendim u mor në solidaritet me familjen e saj dhe në njohje të situatës së vështirë që po kalojnë.

Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet që mund ta kenë çuar adoleshenten drejt aktit tragjik, ndërsa ngjarja ka ngritur shqetësime të reja mbi nevojën për mbështetje më të madhe psikologjike për të rinjtë në shkolla./kb

Të fundit

Filxhani i kafesë do të rritet me10-30 lekë në pranverë prej çmimeve të larta të importit

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij...

Kronikë e politikave të shpallura të Trump

Veton Surroi Ndoshta mënyra më e mirë për të kuptuar ndryshimet e mëdha gjeopolitike që po ndodhin edhe para se presidenca Trump 2.0 të mbushë...

Hetimi për Veliajn/ Biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK

Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur ditën e sotme në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë. GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol...

Analiza/ Si ushtrojnë presion mbi Evropën bisedimet e Riadit

Evropianët, pjesa evropiane e NATO-s, duhet të rrisin ritmin po të mos duan të mbeten plotësisht pas. Nuk ka kaluar as një javë që kur...

Ngrirja e financimit të Trump po shkakton panik

 Në ditën e tij të parë, presidenti ndaloi miliarda dollarë financime për projektet e energjisë së pastër të iniciuara nga Biden  Stephen Starr/ Columbus, Indiana Mike...

Lajme të tjera

Web TV