Arrestimi i Veliajt/ Reagon Xhafaj, ja çfarë deklaroi për drejtësinë e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Komsisonit të Posaçëm Anti-korrupsion, deputeti socialist, Fatmir Xhafa, ka reaguar për herë të parë në lidhje me ecurinë e punës së drejtësisë së re pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Xhafaj vlerëson punën e Veliajt si kryebashkiak dhe thekson se ai vetë nuk beson se Veliaj është një zyrtar i korruptuar. Por sipas tij, kjo i takon drejtësisë që të vendosë nëse kryebashkiaku është i përfshirë në korrpsion ose jo. Megjithatë Xhafaj shton se duke lexuar si jurist vendimin gjyqësor që lë në burg kryebashkiakun, kemi të bëjmë me një proces jo të drejtë në aspektin procedurial.

“𝐃𝐮𝐤𝐞 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐚𝐫 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐠𝐣𝐲𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐮𝐚𝐫 𝐞 𝐜𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈𝐧 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐚𝐬𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐞 “𝐚𝐫𝐫𝐞𝐬𝐭 𝐦𝐞 𝐛𝐮𝐫𝐠” 𝐛𝐢𝐧𝐝𝐞𝐦 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬 𝐣𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐢𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐢𝐚𝐥. Faqet e shumta të vendimit gjyqësor nuk bindin dot askënd që ka minimumin e kulturës juridike që masa e marrë është proporcionale dhe në përputhje me kërkesat e Kodit të Procedurës Penale lidhur me këtë masë sigurie. Ca më keq akoma nuk bindin kur shtron në diskutim dobinë dhe interesin publik, përfshi dhe momentin politik e elektoral kur ajo u dha./kb

Të fundit

Shpërthimi spektakolar i llavës në Siçili krijon fluks turistësh

Një javë me spërkatje spektakolare të llavës në malin Etna të Sicilisë, të mbuluar me borë, një nga vullkanet...

Filxhani i kafesë do të rritet me10-30 lekë në pranverë prej çmimeve të larta të importit

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e...

Kronikë e politikave të shpallura të Trump

Veton Surroi Ndoshta mënyra më e mirë për të kuptuar ndryshimet e mëdha gjeopolitike që po ndodhin edhe para se presidenca Trump 2.0 të mbushë...

Hetimi për Veliajn/ Biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK

Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur ditën e sotme në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë. GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol...

Analiza/ Si ushtrojnë presion mbi Evropën bisedimet e Riadit

Evropianët, pjesa evropiane e NATO-s, duhet të rrisin ritmin po të mos duan të mbeten plotësisht pas. Nuk ka kaluar as një javë që kur...

Lajme të tjera

Web TV