Last Updated on 07/11/2026 by EL
Rey Manaj vazhdon të konfirmojë formën fantastike që po kalon në futbollin turk. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, këtë herë në transfertën ndaj Vanspor FK, duke treguar edhe një herë instinktin e tij të jashtëzakonshëm për golin. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Ligës së Parë turke, Sivasspor u mposht me rezultatin 3-1, por Manaj ishte një nga protagonistët e skuadrës mike.
Në minutën e 85-të, pas një krosimi nga krahu, bomberi lushnjar u shkëput bukur dhe goditi saktë me kokë, duke dërguar topin në rrjetë. jë finalizim që konfirmon aftësitë e tij në lojën ajrore dhe nuhatjen për të qenë gjithmonë në vendin e duhur brenda zonës. Ky ishte goli i 10-të i Rey Manajt në vetëm 13 paraqitje me fanellën e Sivassporit në kampionat. Një statistikë mbresëlënëse për sulmuesin 29-vjeçar, i cili po përjeton një sezon fantastik në Turqi.
???? Goli i Rey Manaj ndaj Vanspor
? 10 gola e 2 asistime per 13 paraqitje me Sivasspor këtë sezon nga sulmusi https://t.co/zPZnV85EgA
— AlbanianScout (@albanianscout) November 7, 2026
