Veliaj zbardh detaje nga seanca në GJKKO: Im bir, jetim me vendim gjykate!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj ka zbardhur detaje nga seanca e zhvilluar të mërkurën në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë. Kryebashkiaku thekson se kur bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kërkoi zbutjen e masës së sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për shkak se nuk kishte kush të kujdesej për djalin 6-vjeçar, arsyetimi i prokurorit kishte qenë e fëmija kishte 2 gjyshe.

“Pra, me vendim gjykate i caktohet fëmijës statusi i jetimit dhe përgjegjësia ta rrisin u kalon gjysheve! Ato mund ta zëvendësojnë rolin e prindërve për ta çuar e marrë nga shkolla, apo për ta shoqëruar në aktivitete jashtëshkollore, tha violinisti dështak. Madje, gjyshet mund t’i mbanin edhe radhët për të blerë ushqime sipas tyre, pavarësisht se as nuk e kanë idenë nëse gjyshet janë mirë me shëndet, ngasin apo jo makinën, për t’u kthyer në shërbëtore të fëmijës së shpallur “jetim” dhe pa akses në llogari bankare me urdhër nga Spaku, e me radhë”, shkruan Veliaj.

Ai sqaron më tej se shtëpia në plazh, të cilën SPAK thotë se pronë e fshehur e Veliajt dhe Xoxës, është blerë nga vjehrri i tij.

“Normal deri këtu pikëpamja për gjyshen, po si ka mundësi atëherë që i njëjti tru që arsyetoka kështu, arsyeton edhe që gjetja e lodrave të nipit në shtëpinë e gjyshes në plazh, të cilën e ka blerë gjyshi i vdekur, kur nipi s’kishte lindur dhe e bija s’ishte martuar akoma, përbëka provën flagrante që ajo shtëpi në fakt është një pasuri e fshehur e jona!”, vijon kryebashkiaku./kb

Të fundit

Foto/ Paris Hilton feston ditëlindjen në avionin privat me fëmijët e saj

Paris Hilton festoi 44 vjetorin e ditëlindjes me avionin e saj privat, së bashku me familjen. “Trashëgimtarja e artë”...

Aksident pranë aeroportit, kamioni merr para shtyllat elektrike

Gjatë natës së kaluar është regjistruar një aksident i pazakontë pak metra larg gardhit të aeroportit. Mendohet se një kamion i tonazhit të lartë...

Do shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës, tërhiqet nga gjykimi Ilirjana Olldashi!

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila do të shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës është tërhiqur nga gjykimi. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Ajola Xoxa ka ankimuar...

Arrestimi i Veliajt, Blendi Klosi: Presim gjykimin dhe më pas do të vendoset për zgjedhje

Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi u shpreh se Partia Socialiste po pret se si do të rrjedhin ngjarjet në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Trump lavdëron Musk për reduktimin e shpenzimeve qeveritare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mbrojtur vendimin e tij për t'i dhënë biznesmenit miliarder, Elon Musk, një rol të rëndësishëm në administratën...

Lajme të tjera

Web TV