Pas kaosit, deputetët kthehen nesër në Kuvend pritet votimi i Kodit Zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas seancës së kaosit, deputetët do kthehen nesër në Kuvend. Seanca e së enjtes u shty për të hënën e 17 shkurtit, pasi debatet degraduan deri në dhunë, ku Flamur Noka tentoi të qëllojë me shishe uji ministrin Taulant Balla, por edhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali.

Seanca u karakterizua nga tensione e debate edhe për çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Spiropali mbylli seancën për të vijuar me të njëjtin rend dite të hënën, ku ndryshimet në Kod Zgjedhor për lehtësimin e votës së diasporës në zgjedhjet e 11 majit presin dritën jeshile.

Palët janë dakordësuar për një draft, që mundëson pagesën e postës për kthimin e votës së diasporës, numërimin e saj nga komisionerë politikë dhe afrimin e afatit më 12 mars për regjistrimin e partitive e kandidatëve. Por, pritet të shihet qëndrimi i demokratëve në seancën e radhës.

Kuvendi i Shqipërisë pritet të shkarkojë Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, me në krye Leka Bungon dhe 9 anëtarët e saj, Ilir Kekos, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reci.

I gjithë ky proces nisi pas shkeljeve në garën për drejtor të Përgjithshëm të Radio televizionit Publik Shqiptar, tashmë të pezulluar. Ato nxorën në pah një sërë abuzimesh të Këshillit drejtues të RTSH-së, nga fondet e deri te konflikti i interesit.

Në ndryshim nga seancat e tjera kur PS iu është përgjigjur dhunës së demokratëve me përjashtime, deri më tani grupi i mazhorancës nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për marrjen e masave displinore, për Petrit Dodën që shkuli mikrofonin deri te Flamur Noka që tentoi të godasë Ballën e Spiropalin.

Kjo e fundit e përjashtoi deputetin demokrat nga seanca. /   S,M

Të fundit

Pse muzika mund t’ju japë të dridhura

Fakti që disa këngë mund të na shkaktojnë patë, i ka habitur shkencëtarët për shekuj me radhë. Tani një...

Përparimet e Celtic në Ligën e Kampionëve i kanë bërë ata sërish një entitet serioz

Për më shumë se një dekadë klubi i hodhi duart në sfidën në Evropë, por ekipi i Rodgers tani e përqafon atë. Ewan Murray/ Mynih Mos...

Evropa po sheh nga Gjermania për udhëheqje – por zgjedhjet do t’i shuajnë sërish shpresat

CDU është një lojtar i madh në parlamentin evropian, por fitorja e saj e parashikuar këtë të dielë nuk do të ndryshojë fokusin e...

Diploma, më shumë një status sesa një mundësi punësimi

Nga Leonard Veizi Diploma nuk është më një mjet me të cilin mund të çash në jetë. Madje, ndodh të jetë më shumë një aksesor...

E gjithë Bashkia në shesh, Rama mbështetje për “Lali Erin”

Kryeministri Edi Rama mblodhi dje në “Sheshin Skënderbej” administratën e Bashkisë Tiranë, duke përfshirë të gjithë sektorët. Në një ligjërim të gjatë, Rama vlerësoi...

Lajme të tjera

Web TV