Last Updated on 16/02/2025 by adminfjala
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së masën arrest me burg të caktuar ndaj tij më 10 shkurt.
Avokatët mbrojtës të Veliajt kanë depozituar ankimin në Apel, pasi GJKKO më 12 shkurt la në fuqi masën e arrestit me burg.
Tashmë pritet që Gjykata e Apelit të shqyrtojë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë./ S.M