Meta reagon nga qelia/ Çdo votë e Diasporës është për rotacionin dhe ndryshim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia e Lirisë ka zhvilluar një takim me diasporën shqiptare në Milano të Italisë.

Qëllim i këtij turi është sensibilizimi i emigrantëve që të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Lajmin e ka shpërndarë sot nga qelia në rrjetin social Facebook edhe kryetari Ilir Meta, i arrestuar prej 21 Tetorit 2024 për tre akuza nga SPAK dhe me masën “arrest me burg” nga GJKKO. Ai ka publikuar edhe një album fotosh nga takimi.

“Me përfaqësuesit e komunitetit të dashur të shqiptarëve në Milano, drejtuesit e Partisë së Lirisë, prezantuan sot 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus dhe në veçanti Programin tonë të shkëlqyer për përfshirjen dhe pjesëmarrjen më aktive të diasporës në proceset vendimmarrëse në Shqipëri!”, shkruan ai.

Teksa më tej apelon edhe për regjistrimet në KQZ.

“U bëj thirrje të gjithë njerëzve tanë në diasporë të regjistrohen sa më parë, se 11 Maji është mundësia e tyre historike për të ndëshkuar me votë atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione mjerane, që u zhvlerëson çdo ditë edhe remitancat që  dërgoni për prindërit me 50% të vlerës së tyre. Çdo votë e juaja është votë për rotacionin, për ndryshimin dhe për shpëtimin e shumëpritur të Shqipërisë nga Narkoshteti që dëboi në emigrim mbi 1 milion shqiptarë!”, shkruan Meta ndër të tjera.

Të fundit

Kreu tre vjedhje në një javë, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

Një 43-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Durrës. Shtetasi me iniciale P.P., si autor i dyshuar i tre vjedhjeve...

Spiropali pret Sekretarin e KiE-së, Berset:Mbështetje për Shqipërinë në sundimin e ligjit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Alain Berset, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në...

Ikonat e futbollit, skaliten në muret e Stadiumit të Elbasanit

Nga ARTUR  AJAZI Dy artistë, dy piktorë të apasionuar pas profesionit tëtyre, Altin Dalipi dhe Arben Biqiku, kanë vendosur tiskalisin me penelat e tyre,  në...

Berisha ironizon Bashën: Është me Taulant Ballën, binom i pandarë si tymi dhe bloza

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp nga selia e PD-së, ka deklaruar se Shpëtim Idrizi dhe partia e tij,...

Ndalimi i Safet Bajrit, masë edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin

Pas ndalimit të Safet Bajrit mësohet se është dhënë edhe masë për Asmer Bilalin si edhe Behar Bajrin. Ndërkohë Safet Bajri u shoqërua pak ditë...

Lajme të tjera

Web TV