“Ukraina mund të futet në BE,por jo në NATO”,Kremlini:Putin gati të bisedojë me Zelenskyn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kremlini thotë se Vladimir Putini është i gatshëm të bisedojë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “nëse është e nevojshme”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve: “Vetë Putini ka thënë se do të ishte i gatshëm të negociojë me Zelenskyn nëse është e nevojshme.

“Por baza ligjore e marrëveshjeve ka nevojë për diskutim, duke marrë parasysh realitetin se legjitimiteti i Zelenskyt mund të vihet në dyshim,” shtoi ai.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se Rusia nuk është kundër anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, pasi nuk e sheh këtë si kërcënim për sigurinë e saj.

“Kjo është e drejta sovrane e çdo vendi. Po flasim për integrimin dhe proceset ekonomike, dhe këtu, sigurisht, askush nuk mund t’i diktojë asgjë asnjë vendi. Ne nuk do ta bëjmë këtë,” thotë Peskov.

“Por qëndrimi ynë për çështjet që lidhen me sigurinë, mbrojtjen apo aleancat ushtarake është krejtësisht ndryshe. Aty kemi një çështje tjetër, e cila është e njohur për të gjithë,” shton ai.

Ai gjithashtu thotë se nuk ka më shumë informacion për një takim të mundshëm mes Trump dhe Putinit, por bisedimet e sotme mund të japin më shumë qartësi/k.k.

Të fundit

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili ishte raportuar më herët si...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Lajme të tjera

Web TV