“Vota juaj më 11 maj, e rëndësishme”/ Basha: Klasa e vjetër politike bën sikur qan hallet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulëzim Basha, ka theksuar rëndësinë e votës së diasporës si një mjet për të ndalur emigrimin masiv të shqiptarëve.

Në një postim në Facebook, ai thotë se klasa vjetër politike bën gjoja sikur qan hallet e diasporës dhe nuk jep asnjë zgjidhje, pasi janë ata shkaktarët e emigracionit masiv.

Basha më tej thotë se për Demokratët Euroatlantikë, vota e diasporës është e rëndësishme për të ndalur një herë e përgjithmonë emigrimin masiv të shqiptarëve dhe për të ndërtuar këtu në Shqipëri shanset për një jetë më të mirë.

“Keni parë që rendin pas votës së diasporës, të obsesuar gjoja me hallet e diasporës. Në fakt shkojnë për interesat e tyre, shkojnë për të marrë vota dhe jo për të dhënë zgjidhje. Emigracioni masiv i shqiptarëve, është produkt i drejtpërdrejtë i kësaj politike, politikës së mbrapsht, politikës së pistë, politikës së korruptuar, i pazareve korruptive.

Ndaj për ne, vota e diasporës është e rëndësishme për të ndalur një herë e përgjithmonë emigrimin masiv të shqiptarëve dhe për të ndërtuar këtu në Shqipëri shanset për një jetë më të mirë, sepse Shqipëria meriton më shumë dhe vëllezërit dhe motrat tona në emigracion meritojnë më shumë”, shkruan Basha./     S,M

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV