A do të godasë sërish SPAK? 320 emra nën hetim për afera, 14 prej tyre zyrtarë të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje nga dosjet që ka nën hetim Prokuroria e Posaçme…

Zbardhen të tjera statistika nga puna e Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Veliajt kanë plasur sërish teoritë se SPAK do të kryejë të tjera arrestime. Madje flitet se goditja e radhës do të vijë para zgjedhjeve.

Por realisht këtë gjë e dinë vetëm prokurorët. Ajo që ne mund të themi zyrtarisht është se 20 prokurorët bashkë me hetuesit e BKH, kanë momentalisht të hapura 320 dosje korrupsioni.

“Pamfleti” prej disa ditësh ka nxjerrë të dhëna zyrtare nga SPAK dhe sipas informacioneve më te fundit, bëhet me dije se aktualisht janë nën hetim plot 320 zyrtarë.

Bëhet fjalë për vepra të parashikuara nga nenet: 259, 260, 248, 258, 319/ç, 328/b dhe 257/a, të K.Penal. Pra nene që kanë të bëjnë me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës apo fshehje pasurie.

SPAK bën me dije se që nga vitit 2019 dhe deri më tani janë hetuar në total 667 zyrtarë, ku disa dosjet janë çuar për gjykim dhe disa janë pushuar.

Një detaj interesant është se nga 320 emrat që po hetohen për afera korrupsioni, 14 i përkasin nivelit të lartë. “Për periudhën kohore 01.03.2024-30.11.2024, janë regjistruar 14 persona nën hetim, zyrtarë të lartë për veprat penale që lidhen me korrupsionin”, njofton SPAK. Nga këta 12 janë meshkuj dhe 2 janë femra.

Sipas ligjit, te kategoria e zyrtarëve të lartë futen presidenti, kryeministri, ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra, ish-ministra, deputetë, ish-deputetë, etj. Pra duket se janë 14 figura me rëndësi që po hetohen nga organi i akuzës dhe sinjalet janë se mund të kemi zhvillime. /    S,M

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV