Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi është ky? Epo shumë njerëzve u është bërë fiksim që ta kenë 100% shumicën e kohës. Të tjerë e kanë bërë zakon që ta fusin në karikim pasi të flenë gjumë. Por a e dini që këto janë gabim?

Në këtë artikull, do të hedhim pak dritë për të gjithë ju që jeni të interesuar si ta mbani sa më mirë celularin dhe jetëgjatësia e baterisë të jetë sa më e madhe.

Po e nisim me llojin e baterive.

Celularët përdorin baterinë litium-jon, njësoj si edhe laptopët dhe shumë pajisje të tjera teknologjike ditët e sotme. Teknologjia litium-jon u zbulua në vitet ’70 dhe filloi të bëhej pjesë integrale e teknologjive portabël, pra të lëvizshme, në vitet ’90.

Me pak fjalë këto bateri mund të mbajnë një sasi të madhe energjie në një hapësirë të vogël, duke u karikuar shpejt dhe duke rënë më avash se llojet e tjera të baterive.

Po si punojnë ato?

Një bateri bën elektricitet nga një reaksion kimik. Kur e karikoni e përdorin elektricitetin për të ndryshuar reaksionin. Bateria ka tre pjesë kyçe; dy elektroda (anodën dhe katodën) dhe një elektrolit. Kur përdorni celularin, jonet litium lëvizin nga anoda në katodë përmes elektroliteve. E kundërta ndodh kur futet në karikim.

Por pavarësisht se këto lloj baterish janë më të mira se llojet e tjera nuk do të thotë se janë perfekte.

Për shembull; siç mund ta keni vënë re me kalimin e viteve jetëgjatësia e baterisë përkeqësohet. Kjo sipas ekspertëve ndodh për shkak të konsumit të brendshëm elektrokimik. Reaksioni kimik që mbush bateritë, bën po ashtu që me kalimin e kohës të degradojnë.

Pra me pak fjalë, që nga dita e parë që nis ta përdorësh, bateritë nisin të bien. Zakonisht bateritë zgjasin rreth 500 cikle karikimi, ose rreth dy deri në tri vite para se kapaciteti i tyre të zvogëlohet.

Lexo edhe :  Ja cili është personaliteti më i favorizuar për më shumë jetëgjatësi

Në vitin 2023, BE prezantoi një ligj të ri dhe nga 2027 i kërkon prodhuesve që të sigurojnë se klientët mund të heqin dhe zëvendësojnë bateritë në smartfonë, tabletë dhe pajisje të tjera elektronike pa ndihmën e specialistëve.

Kjo na kthen pas te celularët e vjetër që mjafton t’u hiqnim bateritë nga mbrapa dhe t’i ndërronim.

Por ka edhe disa gjëra që ne mund të bëjmë për të ruajtur jetëgjatësinë e baterive. Po ua prezantojmë këtu:

E para gjë është se nuk duhet të fiksohemi me mbushjen e baterisë në kapacitetin maksimal, pra 100%. Kjo i dëmton këto lloj baterish sipas ekspertëve. Më e mira për jetëgjatësinë e baterisë do ishte nëse karikimi do të qëndronte mes 20 deri në 80%.

Kjo është arsyeja që shumë ekspertë rekomandojnë që celulari të karikohet brenda ditës. Pra duhet të mos jetë bosh, por as plot. Me pak fjalë diçka e mesme.

Shumë celularë i kanë të integruar vetë sistemet që nuk e lejojnë karikimin të shkojë mbi 80%.

Një rol të rëndësishëm luan edhe temperatura. I nxehti dhe i ftohti ekstrem mund të çojnë në degradimin e elektrodave duke ndikuar edhe në katodë. Kjo është arsyeja pse këshillohet që celulari të mos përdoret gjatë kohës që karikohet.

As vendosja e celularit në jastëk ose batanije nuk është ideja më e mirë sepse do ta ngrohë më tepër (plus ka edhe një rrezik zjarri).

Problem janë edhe karikuesit super të shpejtë. Sipas ekspertëve, përtej komoditetit që ofrojnë, përdorimi i tyre i shpeshtë mund të jetë i dëmshëm. Për këtë arsye do ishte më e mirë të përdoreshin karikuesit e rekomanduar nga prodhuesit e celularit./   KB

Të fundit

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik/ Sot seanca e 13-të për konstituimin

ër të trembëdhjetën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e...

Skandal në Ferma VIP, Big Mama pështyn Albën në fytyrë

Një ngjarje e pazakontë dhe e papërshtatshme ka ndodhur në spektaklin “Ferma VIP”, ku tensionet mes fermerëve kanë arritur kulmin. Një debat i ashpër dhe...

Akuza të reja kundër Princit Andrew, dalin regjistrime të bisedave me të mitur

Një biznesmen amerikan me lidhje me familjen mbretërore britanike është regjistruar fshehurazi duke bërë akuza në lidhje me marrëdhënien e Princit Andrew me pedofilin...

Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini dhe një histori me shumë të panjohura

Foshnje me uniforma në Rusi, fëmijë të vegjël në tanke kartoni, nxënës të shkollave fillore në makina. Edhe para paradës së madhe ushtarake në...

Elektorati gri është problemi

Nga leonard Veizi A e kanë ndarë mendjen shqiptarët se për kë do të votojnë? Në ditët e fundit para votimeve, gjallëria politike rritet si në...

Lajme të tjera

Web TV