Demalia: Rama i tronditur nga arrestimi i Veliajt, nuk e priste para zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Ilir Demalia komenton në një emision televiziv arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Demalia thotë se Rama nuk ka dorë në arrestimin e tij, ndërsa thekson se ishte i tronditur se ra në pranga numri dy i PS.

I ftuar në një emision televiziv, Demalia thotë se Veliaj është një makineri elektorale dhe Ramës nuk do i interesonte arrestimi i tij para zgjedhjeve të 11 majit.

“Absolutisht jo, në mediat shqiptare fliten teori konspiracioni. Ramës nuk i interesonte, Veliaj është makineri elektorale. Është njeri i fuqishëm e punëtor në këtë drejtim. Para zgjedhjeve si do i interesonte, kjo tregoi tronditjen e Ramës, ai nuk priste një gjë të tillë. Normal që ishte i tronditur, se arrestohet numri 2”, tha Demalia.
Demalia thotë se SPAK duhet të funksionojë në bazë të të drejtave që ka, por s’mund të bëjë pastrim si t’i interesojë. Ndërsa ndalet tek dosjet e 21 janarit dhe Gërdecit, duke thënë se janë lënë në sirtar ndërkohë që janë vrarë njerëz. Sipas Demalisë, SPAK nuk mund të ketë pushtet absolut dhe thekson se duhet një auditim ndaj këtij institucioni.

“Goditjet që po jep SPAK kanë tronditur. Berisha bën këtë presion se e di çka bërë, që ka një çështje të 21 janarit, djali ka çështjen e Gërdecit ku janë vrarë njerëz. SPAK i këto i ka lënë në sirtar. A do shkojnë te Berisha, në një kohë kur Strasburgu ka thënë që duhet të hapet 21 janari. Këto janë çështje që e kanë rënduar shumë shoqërinë shqiptare dhe nuk kanë lënë të zhvillohet drejtësia. Kur të vdesë Berisha nuk ka rëndësi sa e dënon ti. Nëse ne do godasim si prokuroritë e komunizmit dikur, edhe të jesh i fajshëm duhet ta provojë prokurori, dhe gjykata jep vendimin, prokuroi është i barabartë në një sallë gjyqi.

Lexo edhe :  Gramsh, sërish thirrje për evakuim/ Banorët e fshatrave të largohen nga banesat urgjent!

Një auditim i duhet këtij SPAK, se nuk mund të jetë i pakontrollueshëm. Nuk ka në asnjë vend të botës. 21 janari është vrasje dhe vrasja nuk parashkruhet, përse nuk hapet, përse nuk hapet gërdeci. Janë vrarë njerëz. Drejtësia e vonuar është drejtësi e harruar”, tha Demalia.

Demalia thotë se në SPAK ka dy grupimi, me prokurë që duan të punojnë drejt dhe një grup me njerëzit e Sali Berishës. Analisti shprehet se Berisha kërkon ta shkrijë SPAK për të humbur gjurmët e veta dhe kërkon që të shpëtojë familjen e tij.

“Si do ta shkrij ky drejtësinë, por s’mund t’i jepet një fuqi absolute një institucioni. SPAK duhet të jetë një organizëm që funksionin për të drejtat që ka, po s’mund të bëjë SPAK pastrimin si e dashka SPAK. Të vazhdojë që me qeverinë e ’92. T’i shohë pasuritë ku i kanë. Të shkojmë të shohim shtëpiat, të justifikojnë paratë. O të bëhet amnisti fiskale, ose ti hyhet me qelizë, se ca të nënës e ca të njerkës nuk ka. O të gjithë bashkë, se korrupsioni nuk erdhi dje.

Në SPAK ka dy grupime, një njeri që do të punojë dhe është ana tjetër, që opozita dhe Berisha ka njerëzit e tij në SPAK. Mënyra se si rrjedh informacioni, si e merr Berisha, kushdo qoftë, edhe Dumani jo duhet larguar, por duhet ndëshkuar për 24 orë. SPAK nuk ka detyrë të hyjë në lojërat politike, se SPAK nuk mund të vendosë se kush do qeverisë këtë vend, por SPAK mund të vendosë drejtësi. Pse thotë do ta shkrij, se do të humbasë gjurmët e veta. Lufta e tij është që të shpëtojë familjen e tij”, thekson Demalia./    S,M

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV