Rama fton të rinjtë në Forcat e Armatosura, afati deri më 31 Mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Forcave te Armatosura.

Teksa ka ndarë linkun ku mund të aplikohet, kreu i qeverisë thotë se afati për dokumentacionin është deri më 31 Mars 2025.

Postimi i kryeministrit Rama:

📢Hapet thirrja🧑🏻‍💻👩🏻‍💻📱
Bëhu pjesë e Forcave të Armatosura🪖
Afati për dorëzimin e dokumentacionit: 31 mars 2025🗓️

 

Për t’u rekrutuar në FA si ushtar/detar shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

– të jetë shtetas shqiptar;
– të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale;
– të mos jetë në ndjekje penale;
– të mos jetë në proces gjykimi penal nga gjykata;
– të ketë figurë të pastër morale;
– të mos ketë probleme me deportimin;
– të mos ketë probleme me drogën dhe alkoolin;
– të mos jetë person i dyshuar, i padëshirueshëm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit të ligjit për veprimtari të kundraligjshme apo kriminale;
– mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momentin e titullimit ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 30 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA, Orkestrës Frymore dhe Orkestrës Simfonike dhe që në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç;
– minimalisht të ketë kryer arsimin 9 – vjeçar brenda ose jashtë vendit;
– të kenë gjatësinë trupore mbi 165 për meshkujt dhe mbi 160 cm për femrat ;
– të jetë shpallur fitues në përfundim të konkurrimit;
– të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga Komisioni Mjekësor Ushtarak.
– të ketë rezultuar pa probleme gjatë verifikimit të kushtit të sigurisë të kryer nga strukturat përgjegjëse.

Procedura e aplikimit për ushtar/detar

a) Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në FA si ushtar/detar aktiv, do të aplikojnë drejtpërdrejt në Qendrën e Personel Rekrutimit (lista e përgjegjësve të seksioneve të rekrutimit në çdo qark).
b) Aplikantët plotësojnë:

formularin e aplikimit (shkarko formularin e aplikimit) dhe
formularin e pranimit (shkarko formularin e pranimit) të dokumentacionit dhe marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme, kuotat e rekrutimit, specialitetet, rajonet e rekrutimit, afatin e paraqitjes në Qendrën e Personel Rekrutimit për vijimin e procesit të pranimit, testimit e përzgjedhjes etj.

c) Procedurat, kriteret, rregullat e testimit (testimi fizik, testimi intelektual, testimi psikologjik) bëhen publike në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes, jo më pak se 150 ditë përpara nga data e fillimit të Stërvitjes Individuale Bazë.

Lexo edhe :  Acari mbërthen Shqipërinë/Meteorologia jep parashikimin e fortë:Ja kur nis kthesa e motit

Regjistrimi i kandidatëve, dokumentacioni i nevojshëm

a. Dokumentacioni që do të paraqesin kandidatët në fazën e regjistrimit është:

– kërkesë me shkrim, në të cilën parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet për të cilat dëshiron të bëhet ushtar/detar aktiv, jo më pak se dy mundësi zgjedhje për njësinë apo repartin në të cilin do të dëshironte për të shërbyer. Aftësitë, përvoja në punë, prirjet e tij në fusha të caktuara, (formulari i aplikimit);
– fotokopje të kartës së identitetit;
– certifikatë familjare, 1 copë, e cila gjenerohet online nga QPR-ja në bashkëpunim me DMBNJ&SH, në portalin qeveritar e-albania, sipas akteve ligjore në fuqi;
– dy fotografi të përmasave 4×6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9×12 cm;
– fotokopje të certifikatës së arsimit 9 – vjeçar, ose të diplomës së arsimit të mesëm, ose të lartë të noterizuar;
– diplomë, dëshmi, certifikatë për aftësitë profesionale (nëse ka), për drejtim automjeti, për njohjen e gjuhëve të huaja, të noterizuara;
– raport mjekësor të lëshuar nga komisioni mjekoligjor (KML) i qendrës shëndetësore të vendbanimit të kandidatit shoqëruar edhe me një raport ose vërtetim nga mjeku i familjes ku deklarohet se kandidati është i shëndetshëm, nuk ka sëmundje infektive dhe të shëndetit mendor në anamnezën e tij personale të jetës.
– ekzaminimet mjekësore për agjentë infektiv (Hepatit B, Hepatit C, HIV/AIDS, Sifiliz) dhe grupin e gjakut të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut dhe/ose bankat e gjakut apo drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethet ku banojnë.
– në momentin e aplikimit, pranë zyrës së pranimit në Qendrën e Personel-Rekrutimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularin e aplikimit për ushtar/detar aktiv dhe formularin e vetëdeklarimit për gjendjen shëndetësore (Aneksi C), bashkëlidhur këtij udhëzimi.

b. Dokumentacioni që do të paraqesin kandidatët e kualifikuar pas përfundimit të testimit.

Nëse kandidati shpallet fitues brenda 2 (dy) javëve duhet të sjellë në QPR edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

– dëshmi penaliteti;
– vërtetim nga prokuroria;
– vërtetim nga gjykata;
– raport mjekësor të lëshuar nga Komisioni Mjeko-ligjor Ushtarak i Njësisë Mjekësore Ushtarake, në përfundim të ekzaminimeve.

Qendra e Personel Rekrutimit, në bashkëpunim me strukturat që kanë akses në portalin e-albania, të sigurojë dokumentacionin, i cili mund të shkarkohet online nëpërmjet portalit qeveritar “e-albania”, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. Kandidatët të sigurojnë vetë dokumentacionin e kërkuar në rastet kur, për arsye teknike, ai nuk mund të shkarkohet nëpërmjet portalit.
Qendra e Personel Rekrutimit vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes vetëm me kandidatët të cilët kanë paraqitur dokumentacionin sipas germës “a”./    S,M

Të fundit

7 qarqe me rënie natyrore të popullsisë më 2024, kryeson Korça

Shtesa natyrore e vendit (lindjet minus vdekjet) ishte pozitive vitin e kaluar për shkak se rënia e vdekjeve ishte...

Spiralja e largimit të mjekëve, 40% e buzave të bardha duan të emigrojnë

Potenciali natyror i Shqipërisë, me gjeografi të pasur dhe klimë të mrekullueshme mesdhetare, i kombinuar me rritje ekonomike mbi mesataren e dekadës, duket se...

Temperatura deri në -5 gradë Celcius/ Parashikimi i motit për sot, 22 shkurt 2025

Pritet një tërheqje graduale e valës së ftohtë Siberiane duke sjellë në territorin shqiptar ngrohje të motit. Për pasojë orët e paradites do të...

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm apo kryer aktivitet fizik. Vështirësia...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

Lajme të tjera

Web TV