Policia në Librazhd njofton se ka gjetur në gjendje të mirë shëndetësore një 20-vjeçare, e cila ishte raportuar e humbur.
E reja ka thënë përpara oficerëve të policisë se është larguar nga banesa me dëshirën e saj. Ajo tha se nuk ka asnjë pretendim për asnjë shtetas.