Arsyet e sulmit të dytë të Berishës ndaj “New York Times”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Berisha në kulmin e pushtetit, quajti “New York Times”-in, një “letër higjenike”.

Është e dyta herë që Sali Berisha ka sulmuar një nga ikonat e shtypit botëror siç është “New York Times”.

Në një dalje mediatike, Berisha akuzoi të përditshmen më të madhe në SHBA si të paguar nga Edi Rama, pasi ka botuar një raport mbi pajtimin nga kreu i PD-së së këshilltarit amerikan Chris LaCivita.

Në fakt, shkrimi i NYT i bënte publicitet atij lajmi që PD-ja e dha me bujë, përkatësisht pajtimit të një emri të njohur të fushatave amerikane në Shqipëri për PD-në.

Ishte vetë Berisha dhe drejtuesit të tjerë të PD-së që bënë bujë të madhe, duke e shitur një hyrje në paradhomën e Donald Trumpit.

“New York Times”, nuk bëri gjë tjetër veçse e raportoi për lexuesin e saj amerikan, faktin e punës në Shqipëri të LaCivita-s.

Natyrisht ka publikuar në raport edhe faktin se Sali Berisha është i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë, si dhe është i pandehur në Shqipëri për korrupsion. Fakte këto që qëndrojnë të gjitha.

Atëherë përse Berisha u irritua nga artikulli i gazetës amerikane? Sepse në atë raport të vogël, ka një zhvillim të madh që rrëzon të gjithë kështjellën e rërës së propagandës në lidhje me këshilltarin e Trump, i cili në një prononcim për të përditshmen prestigjoze thekson se ai nuk është pajtuar për të qenë lobist i PD-së dhe Sali Berishës, por thjesht pë të bërë fushatë, gjë që ai e ka bërë edhe në SHBA prej vitesh.

Një deklaratë që hedh në erë të gjithë narrativën e ndërtuar nga Berisha dhe mbështetësit e tij se “Non grata është hequr de fakto”.

Lexo edhe :  Alibia Veliaj: O jemi në dy kopje, o s’jemi!

“New York Times” nuk ka bërë asgjë veçse punën e një media profesionale, që duket po harrohet gjithnjë e më shumë jo vetëm tek ne.

Ndërkaq, pesha e madhe e së përditshmes së Nju Jorkut, është se ajo ka një mundësi ndikimi të madhe shumë në administratën amerikane, përkatësisht në Kongres dhe Shtëpinë e Bardhë.

Nuk ka aspak çudi që së shpejti të kemi edhe një qëndrim të afërt për këtë çështje nga administrata e re.

Është e dyta herë që “New York Times” bëhet tmerri i Sali Berishës. Hera e parë ishte pikërisht pas katastrofës së Gërdecit, kur e përditshmja prestigjoze bënte një radiografi të plotë të historisë së korrupsionit në lidhje me punishten e vdekjes.

Në atë kohë, Berisha në kulmin e pushtetit, quajti “New York Times”-in, një “letër higjenike”./   S,M

Të fundit

7 qarqe me rënie natyrore të popullsisë më 2024, kryeson Korça

Shtesa natyrore e vendit (lindjet minus vdekjet) ishte pozitive vitin e kaluar për shkak se rënia e vdekjeve ishte më fortë se rënia e...

Spiralja e largimit të mjekëve, 40% e buzave të bardha duan të emigrojnë

Potenciali natyror i Shqipërisë, me gjeografi të pasur dhe klimë të mrekullueshme mesdhetare, i kombinuar me rritje ekonomike mbi mesataren e dekadës, duket se...

Temperatura deri në -5 gradë Celcius/ Parashikimi i motit për sot, 22 shkurt 2025

Pritet një tërheqje graduale e valës së ftohtë Siberiane duke sjellë në territorin shqiptar ngrohje të motit. Për pasojë orët e paradites do të...

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm apo kryer aktivitet fizik. Vështirësia...

Lajme të tjera

Web TV