Bosi famëkeq ekzekutohet brenda sallës së gjyqit, nga një person i maskuar si avokat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një bos famëkeq i një bande është vrarë me armë zjarri brenda një gjykate në Sri Lanka nga një person i maskuar si avokat, raporton BBC.

Policia thotë se personi i armatosur përdori një pistoletë, e cila ishte fshehur në një libër pa faqe dhe u fut në sallë nga një 25-vjeçare. Kjo e fundit është në arrati.

Udhëheqësi i bandës Sanjeewa Kumara Samararathne ishte shoqëruar në gjykatë për t’u përballur me akuzat kur u qëllua, pasi ishte i dyshuar për disa raste të vrasjeve.

Kjo ngjarje pason një seri vrasjesh nga bandat rivale, të cilat kanë vazhduar ndërsa autoritetet zotohen të godasin dhunën e bandave në vend.

Kreu i bandës, i njohur gjerësisht si Ganemulle Sanjeewa, kishte qenë në paraburgim që kur u arrestua në shtator 2023.

Policia tha se ai ishte shoqëruar në gjykatë të mërkurën nga një grup i madh oficerësh policie. Ai u dërgua me urgjencë në spital pasi u qëllua, por u shpall i vdekur pas mbërritjes.

Personi i armatosur arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, por më pas u kap nga policia./e.t

Të fundit

Kartë debiti apo krediti, çfarë preferojnë shqiptarët?

Gjatë vitit të kaluar ka pasur një shtim të vrullshëm të kartave bankare, sidomos atyre të debitit, ndërkohë që...

Gjysma e popullsisë së vendit, më e vjetër se 39 vjeç

Sipas shifrave nga “Agjencia Europiane e Statistikave”, mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë vlerësohet në 38.8 vjeç. Pra, gjysma e popullsisë është më e...

Ushtria turke mund të luajë rol kyç në sigurinë e Evropës: Nëse palët bien dakord

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shfrytëzoi vizitën e tij të martën në Turqi për të theksuar rëndësinë që ka dërgimi i trupave nga vendet aleate...

Korça e para ’90/ Ja ku njerëzit takoheshin kur mungonin mjetet e komunikimit

Për të takuar dikë në Korçë sot mjafton të ulesh diku, në çdo cep të qytetit dhe nga telefoni dërgon vendndodhjen. Ndërkohë për ata...

U dhunua brutalisht, kreu i Operatorëve Turistikë të Sarandës, flet i gjakosur

Pamje ekskluzive janë zbuluar nga incidenti i dhunshëm që ka ndodhur sot me biznesmenin Arben Çipa, i cili ka përjetuar një sulm brutal pas...

Lajme të tjera

Web TV