Last Updated on 21/02/2025 by adminfjala
Në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve.
Komenti drejtuar Ramës ishte: “Propagandë e shëmtuar, njerëzit besojnë sikur keni ulur qiellin në tokë, kadale bre burrë…ke 0000 meritë në këtë punë. Njerëzit të mandatuan që të kryeje detyrën, jo të na shesësh mend. Boll me hise syve”.
Këtij komenti kryeministri iu përgjigj duke thënë se ai po bën detyrën e tij, ashtu siç i takon një udhëheqësi dhe se në ndryshim me opozitën kur ishte në pushtet ai po punon realisht.
Rama tha se vërtet ai nuk ka ulur qiellin në tokë, por u shpreh me bindje se “Tiranën nga varri e kam ngritur dhe këtë nuk ma heq dot askush”.
Rama ironizoi ndër të opozitën në kohë kur drejtonte Tiranën.
Kryeministri tha se në atë periudhë në kryeqytet nuk punonte as sahati i Tiranës.
Rama: Nuk më kanë vënë njerëzit të dridh zinxhirët por ka një pyetje së cilës duhet ti përgjigjesh para se të thuash se ke 0 meritë se ke bërë vetëm detyrën. Po pse atëherë u desh të vija unë? Aty ishin dhe të tjerët apo jo..dhe njerëzit edhe ata aty i kishin vënë, nuk i kishin vënë të dridhnin zinxhirët apo jo.
Detyrën pra detyrën. Atë duhet të bëjnë të gjithë. Dhe tek detyra dallohen, edhe udhëheqësit, edhe fshesaxhinjtë. Dhe të gjithë ata që janë ndërmjet të dyjave. Prandaj xhan, unë nuk e kam ulur qiellin në tokë, por ama Tiranën nga varri e kam ngritur dhe këtë nuk ma heq askush. Kush nuk do ta shikojë, nuk do ta shikojë dhe natyrisht nuk është problem. Edhe diçka tjetër. pse Tiranën nuk e mori me dhunë këneta, ajo ngeci?
Sahati i Tiranës, nuk punonte, apo meqë të gjithë jemi njësoj. Jo pra jo, nuk jemi të gjithë njësoj. Prandaj Tirana nuk është më Kandahar. Prandaj Shqipëria sot nuk është hiçgjëkundi njësoj. Qysh dhe unë dhe PS kemi marrë udhëheqjen e vendit për ta ngjitur në atë majë ku askush tjetër nuk e ngjit dot.’/k.k