LAJMI I FUNDIT/ Alarm për bombë në një shkollë private në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një alarm për bombë ka shkaktuar panik sot në shkollën “Turgut Ozal”, ku menjëherë kanë mbërritur forcat xheniere për të kryer verifikimet.

Sipas burimeve, alarmi është ngritur pas një e-maili të dërguar në adresën e sekretares së shkollës, ku pretendohej për praninë e një bombe.

Forcat e sigurisë kanë kryer kontrolle të hollësishme, por nuk është gjetur asnjë gjurmë eksplozivi.

Ndërkohë, sektori i krimit kibernetik ka nisur hetimet për të zbuluar burimin e e-mailit kërcënues.

 

 

Edhe pse verifikimet nuk kanë konfirmuar ndonjë rrezik real, policia vijon të qëndrojë pranë shkollës për arsye sigurie, ndërsa stafi dhe nxënësit janë evakuuar./K.K

Të fundit

Gjysma e popullsisë së vendit, më e vjetër se 39 vjeç

Sipas shifrave nga “Agjencia Europiane e Statistikave”, mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë vlerësohet në 38.8 vjeç. Pra, gjysma...

Ushtria turke mund të luajë rol kyç në sigurinë e Evropës: Nëse palët bien dakord

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shfrytëzoi vizitën e tij të martën në Turqi për të theksuar rëndësinë që ka dërgimi i trupave nga vendet aleate...

Korça e para ’90/ Ja ku njerëzit takoheshin kur mungonin mjetet e komunikimit

Për të takuar dikë në Korçë sot mjafton të ulesh diku, në çdo cep të qytetit dhe nga telefoni dërgon vendndodhjen. Ndërkohë për ata...

U dhunua brutalisht, kreu i Operatorëve Turistikë të Sarandës, flet i gjakosur

Pamje ekskluzive janë zbuluar nga incidenti i dhunshëm që ka ndodhur sot me biznesmenin Arben Çipa, i cili ka përjetuar një sulm brutal pas...

Tirana drejt Kategorisë së Parë, bardheblutë mposhten me përmbysje nga Teuta

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e saj të 26-të, me dy sfida që sollën surpriza. Tirana pësoi një tjetër humbje, kësaj radhe përballë Teutës në...

Lajme të tjera

Web TV