Shifrat/ Paul Manafort ka marrë 10 milionë dollarë nga Berisha për të lobuar për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri thotë se ish kryeministri Sali Berisha, ka kryer krime, për të cilat dënimi duhet të jetë burgim i përjetshëm.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Beqiri u shpreh se Berisha është vrasës i shqiptarëve, teksa shtoi se ka tentuar ta heqë qafë edhe atë vetë.

“Nga Berisha duhet të presësh çdo gjë, është njeri në hall të madh, me një ngarkesë akuzash për burgim të përjetshëm, kur ka edhe familjen e vet të inkriminuar, janë kallëzime penale në SPAK dhe po hetohen. Ato kanë emrin tim, atij i ka vajtur thika në palcë. I kanë marrë të keqen licencen time. Licenca ime që mban numrin 635, është ajka e avokatisë, ajo ka qenë dhe do mbetet e pastër, nuk ka burrë nëne ta heqë atë. Nuk bëj kallëzim unë si Nesti, që është Saliu. SPAK duhej të merrej edhe me këtë, kjo nuk është hera e parë që Berisha ka vepruar kundër meje. Në vitin 1993 më arrestoi, i pari i burgosur politik në Shqipëri ishte Idajet Beqiri, i dyti Fatos Nano. Tentoi të më denonte me 15 vite burg, por më dhanë pafajësinë. Ai ka një urrejtje patologjike për mua, për idetë e mia, për çështjet që kam përfaqësuar dhe përfaqësoj”, theksoi ai.

Avokati Beqiri pohoi se Paul Manafort ka marrë 10 milionë dollarë nga Sali Berisha për të lobuar për të në SHBA.

“Për Chris LaCivita që mori 50 milionë dollarë, por 10 milionë dollarë i mori edhe ky Paul Manafort, për të lobuar. Me këto duhet të merret SPAK-u”, tha Beqiri./E.T

Të fundit

A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?

Nga Ben Andoni Në një logjikë, kreu i opozitës, Sali Berisha e ka gati argumentin për gjendjen “humbëse” pas përfundimit...

Përpjekja greke për t’i bërë makjazh Sali Berishës!

Nga Ylli Pata Shkrimet tangenciale të disa mediave greke që nuk hyjnë tek ato gazeta të njohura e me traditë në Athinë, në lidhje me...

Të huajt zënë vendin e shqiptarëve të larguar!

Indiane dhe filipineze janë punësuar në Vlorë kryesisht në turizëm dhe peshkim, për shkak se në vend mungon krahu i punës. Haxhiu, është njëri...

Veliaj s*lmon Olsi Dadon nga qelia:Menduan se duke më mbyllur brenda do më mbyllnin gojën

Në një reagim të radhës nga paraburgimi, Kryebashkiaku Erion Veliaj e quan ‘vrasje me pagesë’ për llogari të kryetarit të PD-së, arrestimin e tij...

Zgjerimi i Galerisë Kombëtare të Arteve/ Rama dhe Gonxhja inspektojnë punimet

Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhja inspektuan punimet në Galerinë Kombëtare të Arteve. Punimet restauruese që po kryhen synojnë zgjerimin me hapësira të reja...

Lajme të tjera

Web TV