Mbahen sot zgjedhjet në Gjermani, katër kandidatë në garë për postin e kancelarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 59.2 milionë milionë qytetar Gjerman me të drejtë vote do t’iu drejtohen kutive të votimit këtë të diel për të zgjedhur kancelarin e ri të vendit pas shpërbërjes së parakohshme të koalicionit tri partiak të kancelarit aktual Olaf Scholz në nëntor.

Sondazhet tregojnë favorit në këtë garë Frederich Merz, Kryetarin e Unionin Kristian Demokrat  që është pasuesi i ish kancelares Gjermane në udhëheqjen e partisë së tij. Ai mbështet politika ekonomike liberale dhe synon të reduktojë burokracinë për të nxitur më tej zhvillimin ekonomik. Merz pritet të marrë në votimin e të dielës 30% të mbështetjes së gjermanëve.

Në vend të dytë renditet Alice Weidel, e AFD-së partisë së ekstremit të djathtë që njihet për qasjen e saj kundër emigracionit. 45-vjecarja e cila është në një marredhënie me një grua nga Sri Lanka dhe nënë e dy fëmijeve të adoptuar ka marrë mbështetjen e Elon Musk për t’u bërë kancelarja e ardhshme e Gjermanisë ndërsa sondazhet e rendisin atë të dytën dhe pritet që AFD të marrë 20% të votave të Gjermanëve.

Një efekt Boomerang parashikojnë sondazhet për kancelarin gjerman aktual Olaf Scholz dhe partinë e tij. Social Demokratët nga partia më e madhe në vititn 2021 pritet tv pësojnë një humbje historike duke arritur të marrin vetëm rreth 15,5% të votave nga qytetarët Gjermanë. I katërti në këtë garë renditet Robert Habeck dhe të Gjelbërtit. Zëvendëskancelari aktual dhe ministri i Ekonomisë i njohur për kontributin e tij gjithashtu në letërsinë policeske pritet të marrë rreth 13% të votave të Gjermanëve.

Ai ka deklaruar se synon të forcojë agjendën ekologjike dhe reformat ekonomike. Rezultati i zgjedhjeve të së dielës do të ketë ndikim të gjerë, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për politikën evropiane dhe marrëdhëniet transatlantike./    S,M

Të fundit

Shein dhe Temu rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve? BE: Produktet janë toksike

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë ka shprehur tronditje për nivelin e toksicitetit dhe rreziqeve që paraqesin disa nga...

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat,...

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe...

Lajme të tjera

Web TV