Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren.

Friedrich Merz foli për “një pasdite historike zgjedhjesh,” teksa u shpreh se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe rëndësinë e detyrës që e pret.

Merz e përshkroi fushatën elektorale si shumë të vështirë duke përmendur këtu çështje si politikat ekonomike, emigracioni, politikat e jashtme por edhe ato të sigurisë.

Megjithatë, lideri i konservatorëve shtoi se është i sigurt që do të jetë i aftë për të krijuar “një qeveri që do t’u shërbejë interesave të Gjermanisë,” shumë shpejt.

“Bota atje jashtë nuk është duke pritur për ne dhe për negociata të zgjatura,” u tha ai mbështetësve të partisë së tij.

Për të siguruar shumicën parlamentare, Friedrich Merz do t’i duhet të krijojë koalicion me të paktën një parti tjetër, dhe kjo me shumë mundësi do të jetë SPD e kancelarit në largim, Olaf Scholz.

Kjo e fundit, duket se ka regjistruar atë që është rezultati më i dobët në Gjermaninë e pasluftës, me rreth 16 – 16.5 për qind.

Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë vote 59.2 milionë gjermanë./kb

Të fundit

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një...

Bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim përfundon pa marrëveshje

Raundi i parë i bisedimeve të tërthorta për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit ka përfunduar pa ndonjë përparim konkret, ka bërë të ditur...

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

Rreth katër ditë pas vizitës “blic” në Bashkinë e Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të hënë të zhvillojë përsëri një vizitë...

7 korrik 1865 – Ekzekutimi i komplotistëve në vrasjen e Abraham Linkolnit

Më 7 korrik 1865, vetëm tre muaj pas vrasjes tronditëse të Presidentit Abraham Lincoln, katër prej personave të përfshirë në komplotin që çoi në...

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në Milano dhe dëme të shumta...

Lajme të tjera

Web TV