Zaçaj tha se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim nga çdo institucion, ndërsa theksoi se nuk është Kushtetuesja ajo që kontrollon mënyrat se si zbatohen vendimet e saj.
“Gjykata Kushtetuese shqyrton jo rrallë herë çështje që kanë ndjeshmëri të lartë publike e politike. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese dhe janë përfundimtare dhe detyrimi për zbatimin e tyre është i përcaktuar nga vetë Kushtetuta. Nga ky detyrim nuk përjashtohet as kjo Gjykatë. Nëse Gjykata ka thënë fjalën e fundit në një çështje të caktuar asnjë organ tjetër nuk ka të drejtë të vërë në dyshim. Moszbatimi përbën një precedent të rrezikshëm. S’i takon Gjykatës Kushtetuese të kontrollojë mënyrën se si zbatohen vendimet e saj, por i takon çdo organi që t’i respektojë”, tha Zaçaj./k.k