Floriana Garo shpall kandidaturën për primaret në Durrës/ Gati për e fitoren më 11 Maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e Partisë Demokratike dhe Anëtare e Kryesisë, Floriana Garo, ka shpallur kandidaturën e saj për Primaret e PD-së në Qarkun e Durrësit.

Ajo shprehu krenarinë e saj që është pjesë e Rithemelimit të Partisë Demokratike, krahas Prof. Dr. Sali Berishës, duke theksuar se ky udhëtim do të mbetet në histori, si një moment kyç për PD dhe për Shqipërinë.

Garo falenderoi të gjithë qëndrestarët që mbajtën gjallë kauzën e PD-së, dhe bëri thirrje për bashkim dhe angazhim të anëtarëve të partisë për të sjellë një qeverisje të denjë dhe që bën krenarë shqiptarët.

Ajo shprehu besimin se PD është më e bashkuar dhe e fortë se kurrë, gati për fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Të dashur miq demokratë!
Të shtunën janë PRIMARET e Partisë Demokratike dhe unë garoj në Qarkun e Durrësit!
Jam e mbushur me një krenari të papërshkrueshme që u bëra pjesë e Rithemelimit në krah të Prof. Dr. Sali Berisha në një rrugëtim që do të shkruhet në histori për PD dhe gjithë Shqipërinë.

Dëshiroj të falënderoj me mirënjohje të veçantë të gjithë qëndrestarët që nuk u mposhtën në asnjë moment dhe mbajtën kauzën tonë gjallë vetëm me besimin e plotë tek e drejta dhe e vërteta! Mirënjohje edhe për ata miq që më mbështetën në momentet e mia sfiduese e dyshuese, dhe më shtynë të vijoj përpara në këtë rrugëtim politik aspak të lehtë!

Opozita të mësoka shumë. Dhe kjo opozitë që ne kaluam, akoma më shumë! Sot mund të them me bindje që PD është më e bashkuar, më e fortë dhe më e hapur, gati për të shkruar edhe Historinë e Fitores më 11 Maj!

Suksese të gjithë kandidatëve dhe ftoj anëtarët e PD të zgjedhin me zemër ata që vërtet ju mendoni se do ta bëjnë realitet projektin e një qeverisje të denjë e që ben krenarë të gjithë shqiptarët!/e.t

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV