Panelet diellore/ Hapen aplikimet për abonentët familjarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hapen aplikimet për abonentët familjarë për vendosjen e paneleve diellore.

Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila theksoi se qytetarët do të subvencionohen në masën 70% nga Agjencia për Eficencën e Energjisë.

Janë të disponueshme 2000 njësi për t’u përdorur në këtë paketë të dytë, që do të thotë se do mund të përfitojnë 2 mijë familje.

“Me njoftimin e rëndësishëm se prej ditës së sotme janë hapur aplikimet për të gjithë abonentët familjarë për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit.

2 mijë njësi për 2 mijë familje, 70% subvencionim nga AEE.

Fituesit e thirrjes së parë nuk mund të aplikojnë përsëri për të njëjtën banesë/kontratë energjie”, shkruan Balluku në rrjetin social Facebook.

Thirrja e dytë për aplikimin e subjekteve që dëshirojnë që të ofrojnë shërbimin e instalimit dhe panelet diellore për 2 mijë familje u hap më 4 shkurt, ndërsa ditën e sotme u hap aplikimi për abonentët familjarë që kanë dëshirë që të pajisen me këto panele diellore./   S.M

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV