‘Politikanët kanë qenë të paprekshëm’ , Dashamir Shehi: SPAK po sjell drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehu mbështetje për SPAK, duke e cilësuar atë si një element pozitiv në situatën aktuale të vendit.

Ai theksoi se arma më e fortë e këtij institucioni është morali dhe shtoi se nëse ndodhen persona të korruptuar në listat e tyre, ata nuk do t’i mbështesin. Shehi kritikon situatën e politikës shqiptare, duke e konsideruar atë të reduktuar në dy parti që kanë marrë kontrollin, dhe vlerëson se duhet një ndryshim për të rikthyer dialektikën politike. Ai tha se përditë po arrestohen figura të njohura, duke theksuar se kjo është diçka e paprecedentë, pasi politikanët kanë qenë shpesh të paprekshëm.

Në deklaratën e tij, Shehi theksoi se përkrahja për SPAK është një mbështetje për një institucion që po bën përpjekje pas shumë vitesh për të sjellë drejtësi, edhe pse mund të ketë sfida të brendshme. Ai theksoi rëndësinë e moralit dhe besimit te vlerat, duke shtuar se në shoqëri ka një pjesë që beson ende në ndershmëri dhe drejtësi.

‘Nga 2008 e kanë reduktuar politikën vetëm dy parti. Politika duhet të ketë dialektikën e vetë. E dyta, të dyja palët i janë turrur një strukture që po bën diçka pas shumë vitesh. Përditë po arrestohen personazhe, s’ ka ndodhur të ishin politikanë në burg. Atëherë do i mbështesim këta njerëz.

Të vemë një personazh që e meritojmë. Sikur të gjenim një personazh të tretë, sot do ishim bashkë. Ne kemi dalë për zot SPAKut. A është mrekullia e botës, aty mund të ketë dhe të korruptuar. Këta janë vektorë dhe derivati i tyre është pozitiv. Dikush duhet të paguaj për gabimet e veta. Ne mund të kemi në listat tona persona të tillë dhe nuk i dalim për zot. Kjo është arma më e madhe që kemi, armë morale. Nuk është pak në një shoqëri që po e kalon këtë turbulencë. Është korruptuar edhe një pjesë e popullsisë, por një pjesë e shoqërisë beson te vlera’, tha Shehi./e.t

Lexo edhe :  Brenda qelisë/ Veliaj thirrje qytetarëve: Aplikoni për kreditë e buta

 

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV