Rama “kritik” me SHBA-në, mungesa e Ukrainës në negociata, e padrejtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka komentuar bisedën me presidentin ukainas Zelensky, ndërsa theksoi se BE duhet të jetë unike në qëndrimet e saj për çështjet e sigurisë. Gjithashtu Rama kritikoi bisedimet “SHBA-Rusi”, pa përfshirjen e Ukrainës, duke theksuar se kjo mund të jetë në dëm të Kievit.

Kryeministri Edi Rama u bashkua me liderët botërorë në Kiev për të përkujtuar përvjetorin e tretë të rezistencës së Ukrainës kundër agresionit rus. Në një regaim të tijin Rama duket se ka sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me vendimin e saj për të negociuar me Rusinë pa qenë prezente Ukrahina.

“Ajo që bisedova me Volodymyr, dhe për të cilën doja t’ju informoja, është se e gjithë Evropa si kontinent duhet të ketë një diplomaci, Britania e Madhe, Turqia, sigurisht dhe Bashkimi Evropian të kenë një pozicion unik. Duke parë SHBA-në dhe Rusinë që diskutojnë për një marrëveshje dhe lënë veç Ukrainën, nga bisedimet mund t’i imponohet një rezultat i padrejtë”, u shpreh Rama. Kryeministri shqiptar ka dhënë edhe mendimin e tij në mbështetjen e Ukrainës, duke e quajtur atë mendim modest.

“Unë mendoj se diçka e rëndësishme ka ndodhur siç e dini të gjithë dhe pyetja që shtrohet është se si do të mbështetet Ukraina në mënyrë efikase dhe si mund të jetë e efektshme Europa në mbrojtjen e vetvetes, e si mund të nxjerrë më të mirën nga diçka që po ndodh, një negociatë mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Unë nuk jam i sigurt që vetëm duke folur për rritjen e mbështetjes ushtarake dhe shtimin, ne e kuptojmë vërtet të gjithë çështjen. Ky është mendimi im modest. Mbase e kam dhe gabim”, tha Rama. Gjatë samitit, Kryeministri Rama adresoi çështjen e unitetit evropian përballë kërcënimeve të jashtme, duke theksuar nevojën për një përgjigje të bashkuar dhe të fuqishme për të mbrojtur vlerat demokratike dhe integritetin territorial të kontinentit.

Lexo edhe :  A ka dështuar marrëveshja e migracionit Itali-Shqipëri?

Media ndërkombëtare ka vlerësuar gjithashtu rolin e Kryeministrit Rama në këtë ngjarje. Sky Neës raportoi se ndërhyrja e tij në samit trajtoi “elefantin në dhomë”, duke nënkuptuar se ai adresoi çështje të rëndësishme që të tjerët mund të kenë shmangur. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Ukrainës, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dorëzoi Kryeministrit Rama Urdhrin e Princit Jaroslav i Urti, si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe mbështetjen ndaj Ukrainës. Këto zhvillime tregojnë se roli i Kryeministrit Rama në mbështetjen e Ukrainës dhe promovimin e unitetit evropian është vlerësuar gjerësisht si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Shefi i Qeverisë është ndalur edhe tek autopiloti që ka orintuar shtetet. Me ndryshimin e qëndrimit të administratës amerikane, Rama deklaroi se Europa ka humbur pilotin e saj automatik, dhe tani duhet të reflektojë për këtë ndryshim. “Ne kemi qenë prej kohësh në autopilotin amerikan. Tani autopiloti po duket i fikur.

Askush nuk e di për sa kohë dhe unë besoj se është koha për një reflektim më të thellë se çfarë do të bëjmë në lidhje me mbështetjen ushtarake apo shpenzimet ushtarake. Sigurisht që është shumë e nevojshme, por mund të mos jetë e mjaftueshme”, është shprehur kryeministri Edi Rama.

Në kontrast me përsëritjen e premtimeve për ndihmën e ardhshme ushtarake për Ukrainën dhe dëshirën që Kievi të anëtarësohet në BE dhe NATO, kryeministri shqiptar, e nënvizoi teksa i mbështet të gjitha këto synime – së është e një rëndësie kyçe të trajtohet fakti që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po bisedojnë veçmas.

Të fundit

“E dua por të duroja kaq shumë…”!/Egli heq dorë nga Gjesti?!

Egli ka qenë duke biseduar me mikun e saj Shkëlzenin dhe i ka hapur zemrën për ndjenjat e saj...

Pse qeveria Rama dhe Kuvendi nuk kanë ide të reja për zhvillimin kombëtar?!

Nga Spartak Ngjela Sot në drejtimin politik të Shqipërisë, qeveria aktuale Rama dhe, Kuvendi i Shqipërisë si institucion i përplasjes së ideve për zhvillimin kombëtar,...

Panairi i turizmit në Berlin, Kumbaro: Shqipëria sërish në qendër të vëmendjes globale

Në panairin më të madh global të turizmit ITB Berlin, që do të zhvillohet në datat 4-6 mars, Shqipëria do të ketë vendin e nderit. Në...

“Koalicioni shqiptar”, zbulohen opsionet për emrin e koalicionit gjerman

Agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Presse – Agentur” ka përjashtuar mundësinë që koalicioni i ri në Gjermani mes CDU/CSU dhe socialdemokratëve të njihet si...

Raporti 2024, IOM: 40% e fuqisë punëtore është larguar nga vendi, ja shkaku

Në raportin e vitit 2024 të Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit raportohet se rreth 40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë ka emigruar jashtë vendit. Shkak...

Lajme të tjera

Web TV