Arrestimi i Veliajt/ Ylli Manjani: Prokurori e ka quajtur ndyrësirë në sallën e gjyqit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Manjani

Jam krejt dakord me ata etikëdashës që nuk pajtohen me gjuhën e Erion Veliajt në reagimet e tij në Facebook.  Ashtu është, nuk është mirë të shash e të fyesh, aq më tepër nga pozitat e një personi nën hetim. Nuk të jep asnjë avantazh sharja e fyerja, padyshim.

Mirëpo nga ana tjetër shihni pak me vëmendje anën tjetër të medaljes. A është prokurori i çështjes etikisht korrekt?!

Ndaj Tij janë shfaqur pretendime serioze se ka kërkuar favor në Bashkinë e Tiranës për një leje ndërtimi. Ka pretendime se ka qenë intimidues nga familjes Veliaj.

Dhe tani, së fundi del së në gjyq prokurori ka fyer palën tjetër duke e quajtur “ndyrësirë”. Në sallën e gjyqit….prokurori…. E kuptoni apo jo?!

Ça duhet të ndodhë më shumë që njeriu të reagojë, pavarësisht pozitave procedurale ku gjendet?!

Nëse qëndron pohimi se ai që fyen është i dobët në argumente, kjo besoj vlen edhe për prokurorin, apo jo?! Po të isha Altin Dumani do ta kisha larguar atë prokuror nga çështja.

Ndoshta ai meriton më shumë sesa largim nga çështja. Edhe një procedim disiplinor do ti sqaronte ligjërisht të gjitha këto aspekte.  Nuk është normale kjo gjë!    S,M

Të fundit

Ministrat Hoxha dhe Mazniku prezantojnë Prefektin e ri të Elbasanit

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantuan Prefektin e ri të...

‘Do shkrij SPAK’, Berisha nuk tërhiqet: S’do ketë prokurori politike

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga deklaratat e tij për shkrirjen e SPAK, qëndrim të cilin e forcoi edhe njëherë përmes një deklarate për...

Itali/ Jo vetëm kuzhinier restoranti, por edhe droge! Shqiptari kapet me kokainë

Karabinierët ushtruan kontroll në banesën e shqiptarit në Bolzano, ku zbuluan përveç drogës edhe 2650 euro cash, të dyshuara nga aktiviteti ilegal, peshore precize...

“Futbolli mbi politikën”, Presidenti i UEFA flet për “Euro 2027” në Shqipëri dhe Serbi

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë sëbashku finalet e Kampionatit Europian U21 në vitin 2027. Por si përpara dhe pas zyrtarizimit të këtij vendimi...

Plagosja e Elvis Halilajt në Kukës/ Vihet në pranga një 30-vjeçar

Një 30-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi dyshohet se është bashkëpunëtor i autorit të plagosjes së 29-vjeçarit në Kukës, ngjarje e ndodhur më 19...

Lajme të tjera

Web TV