Kristi Pinderi: Berisha do të mbetet në histori si mbështetës i komunitetit LGBTQ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivisti për të drejtat e komunitetit LGBTQ, Kristi Pinderi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit,” ka folur për mbështetjen që ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë komunitetit LGBTQ në Shqipëri.

“Sali Berisha do të mbetet në histori si njeriu që mbështeti LGBTQ. Ai dekriminalizoi homoseksualitetin,” tha Pinderi. Ai theksoi se në ligjet për të drejtat e komunitetit LGBTQ ka pasur mbështetje të gjerë politike: “Të gjithë kanë votuar pro ligjit LGBTQ, përveç, mesa mbaj mend, Mesila Dodës.”

Pinderi rrëfeu edhe një moment nga takimi me Berishën, ku ish-kryeministri shprehu publikisht mbështetjen e tij.

“Na ka thënë: Më vjen shumë mirë dhe ju përgëzoj që keni dalë publikisht. Na ka mbështetur dhe përgëzuar, duke na siguruar se do të mbështeste të gjitha përpjekjet tona.”

Duke folur për martesat mes personave të të njëjtit seks, Pinderi tha se Berisha ishte shprehur në favor: “E pyetëm çfarë mendon për martesat gay dhe ai përsëriti qëndrimin se do ta pranonte dhe do të bënte ligjin për martesat gay… dhe e bëri.”

Ai shtoi gjithashtu edhe një moment nga biseda me Berishën, ku ky i fundit e kishte trajtuar çështjen me humor.

“Kur e pyeta prapë në atë takim, ai bëri shaka: Po akoma nuk ju lejojnë të martoheni?– donte të ngacmonte Ramën.”

Sipas Pinderit, Berisha kishte garantuar komunitetin se nuk do të pengohej për të jetuar jetën e tij dhe për të gëzuar të drejtat e garantuara me ligj./kb

Të fundit

Ndihmojnë për forcimin e kujtesës, ja produktet që ju duhen çdo ditë

Bajamet përmirësojnë kujtesën dhe fuqinë e trurit. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore Omega-3 të cilat...

Rritja e temperaturave po shkrin parkun më të madh të akullit dhe borës në botë

Parku më i madh i akullit dhe borës në botë, “Ice-Snow World” në Harbin, në verilindje të Kinës, do të mbyllet të mërkurën në...

Kryeministri polak shfaqet papritur me paterica, ja çfarë ka ndodhur me Donald Tusk

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka pësuar një incident gjatë një fundjave me nipërit e tij, teksa bënte ski. Në një postim në “X”, ai publikoi...

39 parti regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 39 parti politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pas regjistrimit të 15 partive ditën e djeshme, në seancën...

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ja kur do të nis numërimi i votave të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se më 26 shkurt do të nisë numërimi i votave të qytetarëve që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike të...

Lajme të tjera

Web TV