Last Updated on 25/02/2025 by adminfjala
Ethem Aga, një figurë nga diaspora që jeton dhe punon prej vitesh në Francë, ka shpallur kandidaturën e tij për Primaret e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës. Në një deklaratë publike, ai ka shprehur krenarinë për të qenë pjesë e kësaj gare dhe mbështetjen e tij për lidershipin e Prof. Dr. Sali Berisha.
“Dëshiroj të falënderoj me mirënjohje të veçantë të gjithë ata që e mbajtën kauzën tonë gjallë, me besimin e plotë tek e drejta dhe e vërteta,” ka deklaruar Aga, duke vlerësuar përkushtimin e demokratëve në këtë rrugëtim politik.
Ai i ka ftuar anëtarët e PD-së që të marrin pjesë në procesin zgjedhor të së shtunës dhe të mbështesin kandidatët që e meritojnë dhe që do të kontribuojnë për një qeverisje më të denjë. “Synimi ynë është një Shqipëri më e fortë, më e sigurt dhe me më shumë mundësi për të rinjtë,” ka theksuar ai.
Primaret e PD-së pritet të jenë një hap i rëndësishëm në ristrukturimin e partisë dhe përzgjedhjen e kandidatëve që do të përfaqësojnë opozitën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
”Të shtunën zhvillohen PRIMARET e Partisë Demokratike dhe unë garoj në Qarkun e Tiranës! Jam krenar që jam pjesë e kësaj familje politike, në krah të Prof. Dr. Sali Berisha, në një rrugëtim që do të mbetet në histori për Partinë Demokratike.
Dëshiroj të falënderoj me mirënjohje të veçantë të gjithë ata që e mbajtën kauzën tonë gjallë, me besimin e plotë tek e drejta dhe e vërteta!
Suksese të gjithë kandidatëve në primaret e së shtunës dhe ftoj anëtarët e Partisë Demokratike të votojnë ata që ju vërtet besoni se e meritojnë dhe që do të kontribuojnë në realizimin e projektit të një qeverisjeje të denjë, për një Shqipëri më të fortë, më të sigurt, dhe me mundësi për të rinjtë!” / S,M