Christopher Joseph LaCivita, një nga strategët kryesorë të fushatës së Donald Trump dhe një konsulent politik i njohur, ka ardhur në Shqipëri për të ndihmuar Partinë Demokratike në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Ai është prezantuar si menaxheri i fushatës së PD-së, një pozicion që i është besuar për të ofruar këshilla strategjike dhe për të drejtuar ekipin e fushatës.
Edith Harxhi, e ftuar në emisionin Dekalog në DritareTv, ka komentuar këtë zhvillim, ku theksoi se ardhja e LaCivita në Shqipëri do të ketë një ndikim të madh. Harxhi u shpreh se LaCivita ka ardhur në konsultim me administratën dhe nuk ka ardhur për të lobuar për interesat e Berishës. .
Harxhi theksoi se LaCivita vjen me një ekip të tërë dhe do të luajë një rol të rëndësishëm si strateg i çdo hapësire të fushatës së PD-së.
“Ardhja e tij i jep shumë peshë fushatës, pasi ai ka arritur të fitojë zgjedhje të rëndësishme si ato të Amerikës dhe ky ndikim mund të jetë i dobishëm për Shqipërinë. LaCivita, i njohur për rolin e tij në fushatat e suksesit të Trump-it, është i angazhuar për të ofruar këshilla strategjike dhe ndihmuar në planifikimin e një fushate të suksesshme për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Prania e tij sigurish do të ketë një ndikim ndoshta jo të drejtpërdrejtë në non-gratën e Sali Berishës”- tha Harxhi/ S,M